“Fjala e Urtësisë”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)
“Fjala e Urtësisë”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje
shkurt 1833
Fjala e Urtësisë
Ligji i Zotit për shëndetin
Jozef Smithi i ftoi disa burra në Kishë që të bënin mbledhje me të në katin e fundit të dyqanit të Njull dhe En Uitnit. Atje, ata mësuan ungjillin dhe tema të tjera dhe u lutën si grup. Ata i quajtën këto mbledhje Shkolla e Profetëve.
Doktrina e Besëlidhje 88:117–137; Saints [Shenjtorët], 1:166
Shumë nga burrat përdornin llullën dhe e përtypnin duhanin gjatë mësimeve. Tymi e mjegullonte ajrin dhe duhani e bënte pis dyshemenë. Pas mbledhjeve, Ema Smithi ngjitej lart për të pastruar dhomën. Ishte shumë e pisët.
Saints [Shenjtorët], 1:167
Ema e fërkonte dyshemenë disa herë, por njollat e duhanit nuk iknin. Ajo foli me Jozefin për rrëmujën.
Saints [Shenjtorët], 1:167
Jozefi e dëgjoi Emën. Ndërsa e dëgjonte, nisi të pyeste veten se si ndihej Zoti për duhanin.
Saints [Shenjtorët], 1:167
Ndaj Jozefi e pyeti Zotin për duhanin. Zoti i tha Jozefit se ai kishte Fjalën e Urtësisë për shenjtorët.
Doktrina e Besëlidhje 89:1–9; Saints [Shenjtorët], 1:167
Zoti tha se shenjtorët nuk duhej të pinin duhan, të përdornin duhan, apo të pinin alkool, apo “pije të nxehta”, të cilat nënkuptonin kafe dhe çaj.
Doktrina e Besëlidhje 89:1–9; Saints [Shenjtorët], 1:167
Zoti u mësoi gjithashtu shenjtorëve se drithërat dhe frutat janë të mira për t’u ngrënë. Ai gjithashtu tha se ata ndonjëherë mund të hanin mish.
Doktrina e Besëlidhje 89:10–17; Saints [Shenjtorët], 1:168
Zoti i tha Jozefit se shenjtorët që zgjidhnin t’i bindeshin Fjalës së Tij të Urtësisë, do të mbroheshin. Zoti premtoi t’i bekonte ata me shëndet, njohuri e forcë. Jozefi u tregoi burrave në Shkollën e Profetëve për Fjalën e Zotit për Urtësinë.
Doktrina e Besëlidhje 89:18–21; Saints [Shenjtorët], 1:168
Burrat në dhomë i hodhën duhanin dhe llullat e tyre në zjarr për të treguar se donin t’i bindeshin Fjalës së Zotit për Urtësinë.
Saints [Shenjtorët], 1:168