Histori nga Shkrimet e Shenjta
Mbledhja në Ohajo


“Mbledhja në Ohajo”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)

“Mbledhja në Ohajo”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje

dhjetor 1830 – maj 1831

Mbledhja në Ohajo

Besimi i Lusi Smithit dhe një mrekulli

Lusi Smithi dhe pjesëtarët e familjes përgatiten për t’u shpërngulur në Ohajo.

Në Ohajo, gjithnjë e më shumë njerëz po i bashkoheshin Kishës. Zoti i tha Jozef Smithit se shenjtorët që jetonin në vende të tjera, duhet të mblidheshin në Ohajo. Do të ishte një udhëtim i gjatë. Por Zoti premtoi se pasi të mblidheshin, Ai do t’u mësonte shenjtorëve ligjin e Tij dhe do t’i bekonte ata me fuqi për të bërë punën e Tij.

Doktrina e Besëlidhje 37; 38:32; Saints [Shenjtorët], 1:109–110

Lusi dhe udhëtarë të tjerë duke hipur në një anije për në Ohajo.

Nëna e Jozefit, Lusi, dhe një grup prej rreth 80 anëtarësh të Kishës lanë shtëpitë e tyre në Nju‑Jork dhe u shpërngulën në Ohajo. Ata hipën në një anije që do t’i ndihmonte për të bërë një pjesë të rrugës. Pasi kishin udhëtuar për disa ditë, anija duhej të ndalonte. Akulli i trashë në ujë ua bllokoi rrugën.

Saints [Shenjtorët], 1:121–122

Anija është bllokuar nga akulli në liman.

Shenjtorëve iu desh të pritnin që të çahej akulli. Ata ishin të lodhur, të uritur, të lagur dhe kishin ftohtë.

Saints [Shenjtorët], 1:122

Disa prej shenjtorëve filluan të bëheshin të paduruar dhe nisën të debatonin.

Pritja ishte e vështirë. Disa nga shenjtorët filluan të debatonin me njëri‑tjetrin.

Saints [Shenjtorët], 1:122

Lusi duke u thënë shenjtorëve t’i luten Perëndisë që të thyejë akullin në liman.

Lusit nuk i pëlqente t’i dëgjonte shenjtorët të debatonin. Ajo e dinte se duhej të thoshte diçka. “Ku është besimi juaj?” – pyeti ajo. Lusi u tha shenjtorëve se nëse ata do t’i luteshin Perëndisë, Ai do ta thyente akullin që ata të mund të vazhdonin udhëtimin e tyre.

Saints [Shenjtorët], 1:122–123

Një shteg që hapet në akull.

Papritur, ata dëgjuan një zhurmë si bubullimë ndërsa akulli u copëtua. Një shteg u hap në akull, aq i gjerë sa të kalonte anija e tyre.

Saints [Shenjtorët], 1:123

Shenjtorët duke u mbledhur për të falënderuar Atin Qiellor.

Shenjtorët ishin të befasuar dhe mirënjohës. Ata u mblodhën për t’u lutur dhe për ta falënderuar Atin Qiellor. Anija e tyre udhëtoi e sigurt drejt Ohajos.

Saints [Shenjtorët], 1:123

Shenjtorët duke u mirëpritur në Ohajo.

Kur shenjtorët mbërritën në Ohajo, anëtarët e Kishës atje i mirëpritën dhe i ndihmuan të gjenin vende për të jetuar. Zoti e mbajti premtimin e Tij për t’u mësuar atyre ligjin e Tij dhe për t’u dhënë atyre fuqi për të bërë punën e Tij.

Doktrina e Besëlidhje 42; Saints [Shenjtorët], 1:126