Histori nga Shkrimet e Shenjta
Jozefi dhe Hajrëmi Japin Jetën për Ungjillin


“Jozefi dhe Hajrëmi Japin Jetën për Ungjillin”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)

“Jozefi dhe Hajrëmi Japin Jetën për Ungjillin”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje

mars–qershor 1844

Jozefi dhe Hajrëmi Japin Jetën për Ungjillin

Profeti vdes, por vepra e Zotit vazhdon

Jozef Smithi ua kalon çelësat e priftërisë Apostujve të Kishës.

Jozef Smithi ishte i shqetësuar. Çfarë do të ndodhte me Kishën po të vdiste ai? Ai donte të sigurohej që vepra e Zotit do të vazhdonte. Kështu që ai i mblodhi Apostujt dhe u dha atyre çelësat e priftërisë që Jezu Krishti ia kishte dhënë atij. Kjo nënkuptonte që Apostujt mund të udhëhiqnin Kishën e Zotit dhe të bënin veprën e Tij. Kjo e ndihmoi Jozefin të ndihej më mirë.

Saints [Shenjtorët], 1:519–520

Një skenë në Navu duke treguar disa njerëz të cilët janë të zemëruar me Jozefin.

Por kishte shumë njerëz që ishin të zemëruar me Jozefin. Disa madje donin ta vrisnin. Atyre nuk u pëlqente ajo që ai po jepte mësim. Ata shkruan për të në një gazetë që më shumë njerëz të zemëroheshin me Jozefin dhe Kishën. Disa prej tyre donin të sulmonin Navunë.

Saints [Shenjtorët], 1:526–528, 530–532, 533–534

Jozefi me familjen e tij.

Jozefi dhe udhëheqës të tjerë në Navu shkatërruan shtypshkronjën për të ndaluar përhapjen e urrejtjes. Kjo i zemëroi njerëzit akoma më shumë. Guvernatori i tha Jozefit të shkonte në qytetin e Karthixhit, që një gjykatës të vendoste nëse ai e kishte shkelur ligjin. Jozefi e dinte se po të shkonte në Karthixh, njerëzit do ta vrisnin.

Doktrina e Besëlidhje 135:4; Saints [Shenjtorët], 1:533–537, 539–541

Jozefi duke i thënë mirupafshim familjes së tij dhe duke u nisur për në Karthixh.

Por Jozefi donte gjithashtu që shenjtorët të ishin të sigurt. Nëse ai shkonte në Karthixh, ndoshta njerëzit do t’i linin të qetë shenjtorët në Navu. Jozefi vendosi të shkonte. Ai i bekoi Emën dhe fëmijët e tij, u dha lamtumirën dhe u nis për në Karthixh.

Saints [Shenjtorët], 1:542–544

Jozefi dhe Hajrëmi duke u larguar nga Navuja.

Vëllai i Jozefit, Hajrëmi, shkoi me të. Po kështu bënë edhe Xhon Tejlori, Uillard Riçardsi dhe miq të tjerë. Ndërsa po largoheshin, Jozefi e ndaloi kalin dhe vështroi prapa nga Navuja. “Ky është vendi më i bukur dhe njerëzit më të mirë nën qiell”, – tha ai.

Saints [Shenjtorët], 1:543–545

Një skenë nga burgu i Karthixhit: Hajrëmi duke lexuar Librin e Mormonit dhe Jozefi duke u predikuar rojave.

Kur mbërritën në Karthixh, ata i futën në burg. Ndërsa ishin në burg, Hajrëmi u lexoi atyre nga Libri i Mormonit. Jozefi u tha rojave se Libri i Mormonit është i vërtetë.

Saints [Shenjtorët], 1:546

Xhon Tejlori duke kënduar një himn.

Për të ngushëlluar miqtë e tij, Xhon Tejlori këndoi një himn për Jezusin. Ishte i bukur dhe Hajrëmi i kërkoi që ta këndonte sërish.

Saints [Shenjtorët], 1:549

Një turmë duke hyrë me forcë në burg.

Më vonë atë ditë, burra të zemëruar e të armatosur hynë me nxitim në burg. Ata e shtynë derën dhe filluan të qëllonin në dhomën ku ndodhej Jozefi dhe miqtë e tij. Xhon Tejlori u plagos rëndë. Hajrëmi dhe Jozefi u vranë.

Doktrina e Besëlidhje 135:1–2; Saints [Shenjtorët], 1:550–552

Shenjtorët duke vajtuar për vdekjen e Jozefit dhe Hajrëmit.

Shenjtorët u trishtuan shumë kur morën vesh se Jozefi dhe Hajrëmi kishin vdekur. Por ata e dinin se vrasja e Profetit nuk do ta ndalte Kishën. Është Kisha e Shpëtimtarit dhe Ai do të vazhdonte ta udhëhiqte atë. Kisha do të vazhdonte të rritej dhe të bekonte fëmijët e Perëndisë në të gjithë botën.

Saints [Shenjtorët], 1:553–559