Histori nga Shkrimet e Shenjta
Jozefi dhe Sidni Sulmohen


“Jozefi dhe Sidni Sulmohen”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)

“Jozefi dhe Sidni Sulmohen”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje

shkurt 1832

Jozefi dhe Sidni Sulmohen

Njerëz të zemëruar përpiqen të ndalojnë punën e profetit të Perëndisë

Burra të zemëruar duke biseduar pranë një zjarri bubulak.

Disa njerëzve u pëlqente shumë ajo që po jepte mësim Jozef Smithi rreth Atit Qiellor, Jezu Krishtit dhe qiellit. Por të tjerëve nuk u pëlqente ajo që ai dha mësim. Ca prej tyre u zemëruan dhe donin ta ndalonin Jozefin që të jepte mësim.

Doktrina e Besëlidhje 76; Saints [Shenjtorët], 1:149–150

Ema dhe Jozef Smithi duke u kujdesur për foshnjën e tyre të sëmurë.

Një natë, Jozefi qëndroi zgjuar deri vonë duke e ndihmuar Emën të kujdesej për një nga foshnjat e tyre binjake të birësuara. Foshnja ishte shumë e sëmurë.

Saints [Shenjtorët], 1:150

Ema duke u kujdesur për fëmijët ndërkohë që Jozefi fle.

Ema e mori fëmijën dhe i tha Jozefit të çlodhej. Ai duhej të predikonte në mëngjes. Më në fund, si Jozefi edhe Ema ranë në gjumë.

Saints [Shenjtorët], 1:150

Burra që e nxjerrin zvarrë Jozefin nga shtëpia.

Papritur u hap dera dhe një grup burrash të zemëruar u futën në dhomë. Ema bërtiti ndërsa burrat e kapën Jozefin nga krahët, këmbët dhe flokët. Ata e nxorën zvarrë jashtë shtëpisë.

Saints [Shenjtorët], 1:150–151

Burra duke e kapur Jozefin ndërkohë që Sidni Rigdoni është i shtrirë përtokë.

Jozefi u përpoq t’u ikte burrave, por ata e mbajtën fort. Jozefi pa që burrat kishin tërhequr zvarrë edhe mikun e tij, Sidni Rigdonin, nga shtëpia e tij.

Saints [Shenjtorët], 1:151

Burra duke e mbuluar Jozefin me katran e pupla.

Burrat ia grisën rrobat Jozefit dhe i derdhën katranin e nxehtë e ngjitës në të gjithë lëkurën dhe flokët e tij. Pastaj e mbuluan me pupla dhe ikën me vrap.

Saints [Shenjtorët], 1:152

Ema dhe miqtë e saj duke u kujdesur për Jozefin dhe Sidnin.

Pasi burrat u larguan, Jozefi mezi u kthye në shtëpi. Ema u tremb kur e pa Jozefin. Miqtë që jetonin aty pranë, e dëgjuan se çfarë ndodhi dhe nxituan t’u vinin në ndihmë. Ema ia hoqi katranin nga lëkura Jozefit duke e kruar. Gjatë gjithë natës, Ema dhe miqtë e saj ndihmuan duke u kujdesur për Jozefin dhe Sidnin.

Doktrina e Besëlidhje 25:5; Saints [Shenjtorët], 1:153

Jozefi duke i predikuar një grupi shenjtorësh.

Të nesërmen, Jozefi kishte ende shumë dhembje. Por ai u vesh dhe i dha mësim për Jezu Krishtin një grupi njerëzish. Disa nga burrat që e kishin sulmuar, e dëgjuan duke dhënë mësim. Më vonë atë ditë, Jozefi pagëzoi tre persona. Ai vazhdoi të bënte punën e Zotit, madje edhe kur njerëzit u përpoqën ta ndalonin.

Doktrina e Besëlidhje 24:8; Saints [Shenjtorët], 1:153