Histori nga Shkrimet e Shenjta
Misioni i Parlit në Kanada


“Misioni i Parlit në Kanada”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)

“Misioni i Parlit në Kanada”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje

prill–qershor 1836

Misioni i Parlit në Kanada

Tregimi i besimit në premtimet e Zotit

Udhëheqës të Kishës duke ecur pranë Tempullit të Kirtlandit.

Shpejt pasi u përkushtua Tempulli i Kirtlandit, shumë udhëheqës të Kishës shkuan në misione për të predikuar ungjillin.

Doktrina e Besëlidhje 88:81; 109:22–23; 112:28–29; Saints [Shenjtorët], 1:249

Parli Prati i ulur pranë shtratit të bashkëshortes së tij.

Parli Pratit i pëlqente shumë që ta shpërndante ungjillin. Por mendoi se duhej të qëndronte në shtëpi ngaqë bashkëshortja e tij, e quajtur Thenkfuli, ishte e sëmurë. Ata gjithashtu nuk kishin shumë para.

Saints [Shenjtorët], 1:249

Hibër Kimballi duke e bekuar Parlin dhe Thenkfulin.

Hibër Kimballi, një mik i Parlit dhe një prej Apostujve, erdhi për vizitë. Ai i dha Parlit një bekim dhe tha se ai duhej ta predikonte ungjillin në Kanada. Në bekim, Hibëri premtoi se Thenkfuli do të bëhej më mirë. Ai premtoi se ajo do të bëhej me djalë dhe Zoti do ta ndihmonte Parlin që t’i gjente paratë që i nevojiteshin.

Saints [Shenjtorët], 1:249–250

Parli duke u përshëndetur me Thenkfulin.

Thenkfuli dhe Parli kishin qenë të martuar për 10 vjet. Ata nuk kishin fëmijë. Por kishin besim te premtimet e Zotit. Megjithëse do të ishte e vështirë që të ishte larg Thenkfulit në Kanada, Parli u largua për të shpërndarë ungjillin.

Saints [Shenjtorët], 1:250

Parli në misionin e tij në Kanada.

Në Kanada, Parli kërkoi vende ku mund t’u jepte njerëzve mësim. Ai pyeti a mund të jepte mësim në kisha dhe ndërtesa të tjera. Të gjithë i thanë jo.

Saints [Shenjtorët], 1:252–253

Parli duke u takuar me Xhon dhe Leonora Tejlorin.

Më pas, Parli takoi Xhon dhe Leonora Tejlorin. Ata e donin Jezu Krishtin dhe Biblën. Xhoni e pyeti Parlin nëse ajo që ai jepte mësim, ndryshonte nga ajo që ishte në Bibël.

Saints [Shenjtorët], 1:252–253

Parli dhe Xhoni duke biseduar.

Parli tha se ai jepte mësim rreth Jezusit, profetëve, pagëzimit dhe Frymës së Shenjtë. Të gjitha ato gjëra ishin në Bibël. Xhoni pyeti: “Po Jozef Smithi dhe Libri i Mormonit?” Parli i tha Xhonit se ai e dinte se Libri i Mormonit ishte i vërtetë, ashtu si Bibla, dhe se Jozef Smithi ishte një profet i Perëndisë.

Saints [Shenjtorët], 1:253

Parli duke i dhënë mësim një grupi shenjtorësh.

Xhoni e besoi atë që tha Parli. Ai e lexoi Librin e Mormonit dhe e dinte se ishte i vërtetë. Xhoni dhe Leonora i ftuan miqtë e tyre Jozefin, Mersin, Meri Fildingun dhe të tjerë që të vinin ta dëgjonin Parlin të jepte mësim. Shumë njerëz u pagëzuan dhe u bashkuan me Kishën.

Saints [Shenjtorët], 1:254–255

Parli duke u përshëndetur me miqve të tij në Kanada.

Parli ishte i lumtur, por ai donte të shkonte në shtëpi te Thenkfuli në Kirtland. Ai i përshëndeti miqtë e tij të rinj në Kanada. Teksa u shtrëngonte duart, ata i dhanë para për ta ndihmuar që të kujdesej për familjen e tij.

Saints [Shenjtorët], 1:255–256

Parli dhe Thenkfuli së bashku në Kanada.

Kur Parli mbërriti në shtëpi, ai mësoi se Thenkfuli po ndihej shumë më mirë. Parli mori më shumë kopje të Librit të Mormonit dhe u kthye në Kanada që të vazhdonte ta shpërndante ungjillin. Këtë herë, Thenkfuli shkoi me të.

Saints [Shenjtorët], 1:256

Parli dhe Thenkfuli duke u përqafuar.

Shpejt, Thenkfuli dhe Parli mësuan se do të bëheshin me fëmijë. Atyre iu kujtua bekimi që Hibëri i kishte dhënë Parlit. Ata ndien sikur gjithçka që kishte premtuar Zoti në atë bekim, po realizohej.

Saints [Shenjtorët], 1:256