“Përkushtohet Tempulli i Kirtlandit”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)
“Përkushtohet Tempulli i Kirtlandit”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje
mars 1836
Përkushtohet Tempulli i Kirtlandit
Të ndierit e Shpirtit të Zotit në shtëpinë e Tij
Pas gati tre vjetësh pune të palodhur, Tempulli i Kirtlandit më në fund përfundoi. Profeti Jozef i ftoi shenjtorët në një mbledhje të veçantë për përkushtimin e tempullit. Ai bëri një lutje të veçantë dhe ia kushtoi tempullin Zotit. Ajo do të bëhej shtëpia e shenjtë e Zotit.
Saints [Shenjtorët], 1:235
Herët në mëngjes, ditën e mbledhjes, qindra shenjtorë u grumbulluan në tempull. Kur të gjitha vendet u zunë, njerëzit qëndruan në hyrje dhe jashtë, duke parë nga dritaret. Të gjithë ishin të emocionuar që po shihnin tempullin të përkushtohej.
Saints [Shenjtorët], 1:235–236
Jozefi lexoi një lutje për të përkushtuar tempullin. Ai i tha Zotit se shenjtorët i ishin bindur Atij. Ai i kërkoi Zotit që ta pranonte tempullin si shtëpinë e Tij.
Jozefi u lut që, kushdo që do të vinte në tempull, ta ndiente fuqinë e Zotit dhe të dinte se është shtëpia e Tij.
Jozefi u lut gjithashtu që kur shenjtorët të mëkatonin, të mund të pendoheshin menjëherë. Ai i kërkoi Zotit t’u jepte atyre fuqi për ta shpërndarë ungjillin e Tij në të gjithë botën. Pas lutjes, kori këndoi një këngë të re të quajtur “Shpirti i Per’ndis’”. Njerëzit u mbushën me gëzim. Ata u ngritën në këmbë dhe e përlëvduan Zotin.
Doktrina e Besëlidhje 109:21–32; Himne, nr. 2; Saints [Shenjtorët], 1:237
Shumë njerëz panë engjëj në tempull atë ditë. Ata panë një dritë të ndritshme që zbriti nga qielli mbi tempull. Disa njerëz thanë se dukej si një re; të tjerët thanë se dukej si zjarr. Të gjithë ata ndien se tempulli ishte një vend i shenjtë. Ajo ishte me të vërtetë tani shtëpia e Zotit.
Saints [Shenjtorët], 1:237