“Një Ditë Shërimi”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)
“Një Ditë Shërimi”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje
prill–korrik 1839
Një Ditë Shërimi
Bekimi i të sëmurëve me fuqinë e Perëndisë
Ndërkohë që Jozef Smithi dhe udhëheqës të tjerë të Kishës ishin të burgosur në Misuri, disa roja i çuan në një burg tjetër. Rojat ishin të sjellshëm me të burgosurit. Një natë, drejtuesi i rojave i tha Jozefit se do të flinte dhe nëse Jozefi dhe miqtë e tij iknin, nuk do t’i ndalonte.
Saints [Shenjtorët], 1:392–393
Jozefi dhe udhëheqës të tjerë të Kishës vërtet u arratisën. Ata i gjetën familjet e tyre që po jetonin në një qytezë që quhej Kuinsi.
Saints [Shenjtorët], 1:395–396
Njerëzit në Kuinsi ishin dashamirës ndaj shenjtorëve. Ata u dhanë shenjtorëve ushqim dhe veshje dhe një vend për të qëndruar.
Saints [Shenjtorët], 1:377
Shenjtorët ishin mirënjohës për mirësinë e njerëzve në Kuinsi. Por Jozefi e dinte se ata do të kishin nevojë për vendin e tyre për të jetuar. Udhëheqësit e Kishës blenë një tokë që askush tjetër nuk e donte, dhe shenjtorët filluan të shpërnguleshin atje.
Saints [Shenjtorët], 1:399–400
Toka ishte afër një lumi të madh. Ishte e lagësht, me baltë dhe plot me mushkonja. Mushkonjat bënë që shumë shenjtorë të sëmureshin rëndë me një sëmundje të quajtur malarie. Disa prej tyre vdiqën.
Saints [Shenjtorët], 1:402
Kur Jozefi pa se ishin sëmurë aq shumë njerëz, mblodhi disa udhëheqës të Kishës dhe u kërkoi që të shkonin me të. Gjatë gjithë mëngjesit, ata shkuan nga një familje në tjetrën, duke vizituar të sëmurët dhe duke i bekuar ata. Ata përdorën fuqinë e Jezu Krishtit që ajo t’i shëronte nga sëmundja.
Saints [Shenjtorët], 1:402
Një person të cilit i bënë një vizitë, ishte Elija Fordemi. Ai ishte kaq i sëmurë sa bashkëshortja e tij mendoi se do të vdiste së shpejti. Jozefi e pyeti Elijën a kishte besim për t’u shëruar.
Saints [Shenjtorët], 1:402
Elija tha: “Kam frikë se është tepër vonë”. Jozefi e pyeti Elijën a besonte te Jezu Krishti. “Besoj, Vëlla Jozef”, – u përgjigj ai.
Saints [Shenjtorët], 1:402
Jozefi e bekoi atë në emrin e Jezu Krishtit. Elija u ngrit në këmbë. Jezusi e kishte shëruar atë! Më pas Elija e ndoqi Jozefin në shtëpinë e radhës dhe e ndihmoi që të bekonte njerëz të tjerë që ishin të sëmurë.
Saints [Shenjtorët], 1:402–403