“Jozefi dhe Sidni Mësojnë për Qiellin”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)
“Jozefi dhe Sidni Mësojnë për Qiellin”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje
shkurt 1832
Jozefi dhe Sidni Mësojnë për Qiellin
Një vegim rreth bekimeve të Perëndisë për fëmijët e Tij
Një ditë, Jozef Smithi dhe Sidni Rigdoni po lexonin Biblën. Ata lexuan për atë që u ndodh njerëzve pasi vdesin. Jozefi dhe Sidni menduan për atë që lexuan dhe donin të dinin më shumë.
Doktrina e Besëlidhje 76:11–18
Zoti iu dha atyre një vegim të mahnitshëm. Ata panë Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin të rrethuar nga engjëj. Ata dëgjuan një zë që thoshte se Jezusi është Biri i Perëndisë. Zëri tha se Jezusi vdiq për ne dhe më pas u ringjall – Ai u kthye në jetë. Për shkak se Ai u ringjall, edhe ne do të ringjallemi.
Doktrina e Besëlidhje 76:19–24, 39–43
Jozefi dhe Sidni mësuan se pasi të ringjallemi, ne do të jetojmë në një nga tre vendet në qiell, të quajtura mbretëri. Njerëzit që nuk e pranojnë ungjillin e Jezu Krishtit do të shkojnë në mbretërinë telestiale. Zoti e krahasoi këtë mbretëri me dritën e yjeve.
Doktrina e Besëlidhje 76:81–86
Jozefi dhe Sidni mësuan gjithashtu për një mbretëri të quajtur mbretëria terrestriale. Kjo mbretëri është për njerëzit që bëjnë jetë të mirë, por nuk i binden plotësisht ungjillit të Jezu Krishtit. Ata nuk janë të fortë në besimin e tyre në Të. Zoti e krahasoi këtë mbretëri me dritën e hënës.
Doktrina e Besëlidhje 76:71–80
Mbretëria më e lartë është mbretëria çelestiale. Njerëzit në këtë mbretëri bënë besëlidhje ose premtime me Perëndinë dhe i mbajtën besëlidhjet e tyre. Ata u penduan dhe e ndoqën Jezu Krishtin. Ata jetojnë me Atin Qiellor dhe Jezusin përgjithmonë dhe bëhen si Ata. Zoti e krahasoi këtë mbretëri me dritën e diellit.
Doktrina e Besëlidhje 76:50–70
Zoti i tha Jozefit dhe Sidnit të mos tregonin gjithçka që panë në vegimin e tyre. Por Ai donte që ata të shkruanin për disa prej tyre dhe t’ua tregonin të tjerëve. Shumë anëtarë të Kishës ishin të emocionuar t’u tregonin njerëzve për vegimin.
Doktrina e Besëlidhje 76:113–119; Saints [Shenjtorët], 1:149–150
Disa njerëz nuk e pëlqyen vegimin. Ndryshonte nga ajo që ata besonin. Por shumica e shenjtorëve ishin mirënjohës që kishin njohuri për këtë zbulesë. Ajo u tregoi atyre se Ati Qiellor i do fëmijët e Tij dhe hapi një udhë që ata të ktheheshin tek Ai.
Saints [Shenjtorët], 1:149–150