Histori nga Shkrimet e Shenjta
Ëndrra e Deziderias


“Ëndrra e Deziderias”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)

“Ëndrra e Deziderias”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje

1880–1886

Ëndrra e Deziderias

Të Udhëhequr nga Zoti në Meksikë

Dezideria Janjes duke parë një ëndërr.

Dezideria Janjes jetonte në Nopala të Meksikës. Një natë, Dezideria pa një ëndërr për një libër të vogël që po prodhohej në Meksiko‑Siti. Quhej Voz de amonestación ose Zëri i Paralajmërimit. Kur Dezideria u zgjua, ajo e dinte se duhej ta gjente atë libër.

Saints [Shenjtorët], 2:477

Dezideria duke i treguar të birit për ëndrrën.

Por Meksiko‑Siti ishte larg dhe Dezideria ishte tepër e moshuar për të bërë një udhëtim kaq të gjatë. Ajo ndjeu se Zoti donte që ajo ta gjente atë libër. Ndaj i tregoi të birit, Hozesë, për ëndrrën. Edhe ai e besoi që libri ishte i rëndësishëm. I tha nënës se do ta gjente librin për të.

Saints [Shenjtorët], 2:478

Hozeja duke mbërritur në Meksiko‑Siti.

Kur Hozeja mbërriti në Meksiko‑Siti, rrugët ishin të mbushura, të zhurmshme dhe plot me njerëz. Si mund ta gjente librin në një vend të mbushur me kaq shumë njerëz?

Saints [Shenjtorët], 2:478

Hozeja duke takuar Xhejms Stjuartin.

Pas disa ditësh, Hozeja takoi një misionar me emrin Xhejms Stjuart. Xhejmsi tha se ai po punonte për të shtypur një libër të quajtur Voz de amonestación.

Saints [Shenjtorët], 2:478

Xhejmsi duke biseduar rreth Librit të Mormonit.

Sa i emocionuar ishte Hozeja! Ai i tregoi Xhejmsit për ëndrrën e nënës së tij. Xhejmsi i shpjegoi se misionarët do ta përdornin librin Voz de amonestación për t’u dhënë mësim njerëzve rreth Jezu Krishtit dhe një libri të ri të shkrimeve të shenjta, Librit të Mormonit.

Saints [Shenjtorët], 2:478

Xhejmsi duke i dhënë libra Hozesë për ta ndihmuar të mësonte rreth ungjillit.

Libri Voz de amonestación nuk kishte përfunduar ende dhe Libri i Mormonit nuk ishte përkthyer në spanjisht. Por Xhejmsi i dha Hozesë libra dhe materiale të tjera për ta ndihmuar atë dhe nënën e tij që të mësonin rreth Jezu Krishtit, Librit të Mormonit dhe Kishës së rivendosur.

Doktrina e Besëlidhje 90:11; Saints [Shenjtorët], 2:478–479

Hozeja dhe nëna e tij duke mësuar së bashku për ungjillin.

Hozeja nxitoi për në shtëpi te nëna e tij. Ata e studiuan ungjillin së bashku dhe e dinin se ishte i vërtetë. Dezideria kërkoi që misionarët të vinin e ta pagëzonin.

Saints [Shenjtorët], 2:479

Dezideria, Hozeja dhe vajza e Hozesë, Karmeni, duke u pagëzuar.

Dezideria ishte një nga gratë e para që u pagëzua në Meksikë. U pagëzuan gjithashtu Hozeja dhe vajza e tij.

Saints [Shenjtorët], 2:479

Dezideria duke marrë një kopje të Librit të Mormonit.

Kur libri Voz de amonestación përfundoi, Hozeja mori 10 kopje që nëna e tij t’ua shpërndante të tjerëve në Nopala. Vite më vonë, kur Libri i Mormonit u shtyp më në fund në spanjisht, Dezideria ishte personi i parë në Meksikë që mori një kopje. Ajo e dinte se Zoti e kishte udhërrëfyer drejt Kishës së Tij të rivendosur.

Doktrina e Besëlidhje 88:81; Saints [Shenjtorët], 2:479