Histori nga Shkrimet e Shenjta
Martesa me Shumë Bashkëshorte


“Martesa me Shumë Bashkëshorte”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)

“Martesa me Shumë Bashkëshorte”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje

1831–1890

Martesa me Shumë Bashkëshorte

Një urdhërim për njëfarë kohe

Jozef Smithi duke studiuar shkrimet e shenjta dhe duke menduar për martesën me shumë bashkëshorte.

Ndërsa Profeti Jozef po studionte Biblën, ai lexoi për profetë si Abrahami dhe Moisiu që kishin qenë të martuar me më shumë se një bashkëshorte. Jozefi kishte shumë pyetje. Ndaj vendosi të lutej dhe të pyeste Zotin.

Doktrina e Besëlidhje 132:1; Saints [Shenjtorët], 1:121, 503

Jozefi mëson se njerëzit duhet të jenë në martesë me shumë bashkëshorte vetëm nëse urdhërohet nga Perëndia.

Zoti tha se zakonisht një burrë duhet të ketë vetëm një bashkëshorte. Por nganjëherë Zoti e urdhëronte një burrë të martohej me më shumë se një bashkëshorte. Kjo quhej martesë me shumë bashkëshorte. Zoti i tha Jozefit se populli i Tij duhet të bëjë martesë me shumë bashkëshorte vetëm nëse Ai e urdhëron këtë.

Jakobi [LiM] 2:27–30; Doktrina e Besëlidhje 132:34–39; Saints [Shenjtorët], 1:121, 290–291, 489–490, 503

Jozefi duke u lutur për urdhërimin.

Vite më vonë, Zoti i tha Jozefit dhe disa shenjtorëve të tjerë të bënin martesa me shumë bashkëshorte. Nuk ishte e lehtë të jetohej ky urdhërim.

Saints [Shenjtorët], 1:290–291, 444–446

Një anëtar i Kishës qëndron para një gjykatësi ngaqë është në një martesë me shumë bashkëshorte.

Qeveria nxori ligje kundër martesës me shumë bashkëshorte. Disa shenjtorë, përfshirë udhëheqësit e Kishës, i futën në burg.

Saints [Shenjtorët], 2:501–504

Anëtarët e Kishës e pranojnë urdhërimin që nuk duhet ta ushtrojnë më martesën me shumë bashkëshorte.

Në vitin 1890, Zoti i tha Uillford Udrafit, Presidentit të Kishës, se burrat nuk duhet të martohen më me më shumë se një bashkëshorte. Udhëheqësit e Kishës ia treguan këtë urdhërim shenjtorëve. Ky është ende urdhërimi i Zotit sot – një burrë duhet të jetë i martuar vetëm me një bashkëshorte.

Deklarata Zyrtare 1; Saints [Shenjtorët], 2:598–601, 607–609