Histori nga Shkrimet e Shenjta
Dëshmitarët Shohin Fletët e Librit të Mormonit


“Dëshmitarët Shohin Fletët e Librit të Mormonit”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)

“Dëshmitarët Shohin Fletët e Librit të Mormonit”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje

mars–shtator 1829

Dëshmitarët Shohin Fletët e Librit të Mormonit

Dhënia e dëshmisë botës

Disa banorë të qytetit ishin të mërzitur me Jozef Smithin.

Jozefi, Ema dhe Oliveri vazhduan t’i përkthenin fletët e arta në shtëpinë e familjes Smith në Pensilvani. Por njerëzit në qytetin e tyre donin t’i ndalonin. Oliveri kishte një mik që quhej Dejvid Uitmer, i cili jetonte në Nju‑Jork. Oliveri e pyeti Dejvidin nëse mund të jetonin me familjen Uitmer për të përfunduar përkthimin.

Shenjtorët, 1:68

Dejvid Uitmeri duke e mirëpritur Jozefin, Emën dhe Oliverin në shtëpinë e tij.

Dejvidi dhe familja e tij ranë dakord. Ata i mirëpritën Jozefin, Emën dhe Oliverin në shtëpinë e tyre. Tani ata mund të punonin të qetë për përkthimin. Në shtëpinë e familjes Uitmer jetonin shumë njerëz. Kjo do të thoshte se kishte shumë punë për t’u bërë, veçanërisht për nënën e Dejvidit, Merin.

Shenjtorët, 1:68–70

Engjëlli Moroni duke iu shfaqur Meri Uitmerit.

Një ditë, ndërsa Meri po punonte, engjëlli Moroni e vizitoi atë. Ai i tha se e dinte që e gjithë puna shtesë po e lodhte atë. Ai donte t’ia forconte besimin. Hapi një çantë dhe nxori fletët e arta. Shfletoi disa faqe dhe i tregoi Merit shkrimin. Ai i premtoi Merit se ajo do të bekohej.

Shenjtorët, 1:70–71

Dejvid Uitmeri, Martin Harrisi dhe Oliver Kaudëri duke e pyetur Jozefin nëse mund të jenë dëshmitarë.

Disa njerëz nuk besonin se fletët ishin të vërteta. Jozefi i ishte bindur urdhrit të Zotit për të mos ia treguar fletët askujt. Zoti tha se do të lejonte tre dëshmitarë të tjerë t’i shihnin fletët. Dejvid Uitmeri, Martin Harrisi dhe Oliver Kaudëri pyetën nëse ata mund të ishin dëshmitarë. Zoti tha se ata mundeshin.

Doktrina e Besëlidhje 5:11–12; 17; Shenjtorët, 1:73

Jozefi, Martini, Oliveri dhe Dejvidi duke u lutur për të marrë një dëshmi për fletët e arta.

Jozefi, Martini, Oliveri dhe Dejvidi shkuan në pyll. Ata u gjunjëzuan dhe e pyetën me radhë Perëndinë a mund t’i shihnin fletët, por asgjë nuk ndodhi.

Shenjtorët, 1:73

Martin Harrisi duke u larguar nga grupi.

Martin Harrisi ndjeu se ai ishte arsyeja pse lutja e tyre nuk po merrte përgjigje. Martini u largua dhe të tjerët vazhduan të luteshin.

Shenjtorët, 1:73

Një engjëll iu shfaqet Oliverit, Dejvidit dhe Jozefit.

Pastaj një engjëll u shfaq në një dritë të ndritshme. Ai i tregoi Oliverit dhe Dejvidit fletët e arta dhe shkrimin mbi to. Ata e dëgjuan zërin e Perëndisë të thoshte se Jozefi i kishte përkthyer fletët me fuqinë e Perëndisë dhe se përkthimi ishte i saktë. Perëndia tha gjithashtu se ata duhet t’u tregonin të gjithëve atë që kishin parë e dëgjuar.

Dëshmia e Tre Dëshmitarëve”; Shenjtorët, 1:73–74

Një engjëll iu shfaqet Martinit dhe Jozefit.

Jozefi shkoi për të gjetur Martinin. Ai ende po lutej. Jozefi u lut me të. Pastaj u shfaq engjëlli dhe ia tregoi fletët Martinit, ashtu siç kishte bërë me Oliverin dhe Dejvidin.

Shenjtorët, 1:74

Jozefi u thotë prindërve se fletët e arta i kanë parë njerëz të tjerë.

Më pas, Jozefi shkoi të gjente prindërit e tij, të cilët po i bënin një vizitë Meri Uitmerit. Ai u tha atyre sa i lumtur ishte që njerëzit e tjerë i kishin parë fletët. Tani dëshmitarët mund t’u thoshin njerëzve se Jozefi po thoshte të vërtetën. Martini u tha të gjithëve se sa i lumtur ishte qe Perëndia e kishte lejuar të ishte njëri prej dëshmitarëve.

Shenjtorët, 1:74–75

Tetë persona të tjerë marrin dëshmi për fletët e arta.

Disa ditë më vonë, Zoti i tha Jozefit t’ua tregonte fletët e arta tetë njerëzve të tjerë: babait të tij, dy vëllezërve të tij, katër vëllezërve të Dejvidit dhe kunatit të Dejvidit. Ata patën mundësinë t’i mbanin fletët dhe t’i hapnin faqet një e nga një. Ata e dinin që fletët ishin të vërteta.

Dëshmia e Tetë Dëshmitarëve”; Shenjtorët, 1:75

Jozefi dhe Martini duke parë dorëshkrimin e shtypur.

Përkthimi i Librit të Mormonit tani kishte përfunduar. Jozefi ia ktheu fletët e arta engjëllit Moroni. Tani ishte koha për të shtypur kopje të librit që të gjithë të mund ta lexonin dhe të mësonin më shumë rreth Jezu Krishtit.

Shenjtorët, 1:75–76

Jozefi dhe Martini duke festuar botimin e Librit të Mormonit.

Kushtoi shumë para për të shtypur Librin e Mormonit. Martin Harrisi hoqi dorë nga një pjesë e fermës së tij për të paguar për të. Ai e bëri këtë ngaqë e dinte se Libri i Mormonit është i vërtetë. Çdo kopje e librit ka dëshminë e Martinit dhe të dëshmitarëve të tjerë që të gjithë ta lexojnë. Dëshmitarët kurrë nuk e mohuan dëshminë e tyre.

Doktrina e Besëlidhje 19:26–27, 34–35; Shenjtorët, 1:76–78