Histori nga Shkrimet e Shenjta
Apostujt Shërbejnë në një Mision në Britaninë e Madhe


“Apostujt Shërbejnë në një Mision në Britaninë te Madhe”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)

“Apostujt Shërbejnë në një Mision në Britaninë e Madhe”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje

korrik 1838 – korrik 1841

Apostujt Shërbejnë në një Mision në Britaninë e Madhe

Duke mirëbesuar te premtimet e Zotit

Jozef Smithi duke marrë një zbulesë për t’i thirrur Apostujt e Kishës në një mision në Britaninë e Madhe.

Në një zbulesë drejtuar Jozef Smithit, Zoti i thirri Apostujt në një mision përtej oqeanit, për në Britaninë e Madhe. Megjithëse Jozefi e kishte të vështirë t’i kishte Apostujt aq larg, ai i mirëbesoi Zotit. Edhe Apostujt e kishin të vështirë që të largoheshin nga familjet e tyre. Por Zoti premtoi t’i bekonte ata.

Doktrina e Besëlidhje 118

Hibër Kimballi dhe familja e tij.

Hibër C. Kimballi dhe bashkëshortja e tij, Vajleta, kishin një familje të re. Ata kishin një foshnjë që ishte vetëm njëmuajshe. Shumë pjesëtarë të familjes së tyre ishin tepër të sëmurë.

Saints [Shenjtorët], 1:405

Brigam Jangu duke u përgatitur për t’u nisur për në mision.

Brigam Jangu ishte gjithashtu i sëmurë dhe familja e tij ishte e varfër. Mirëpo, bashkëshortja e Brigamit, Meri Eni, i tha atij: “Shko, kryeje misionin tënd dhe Zoti do të të bekojë”.

Saints [Shenjtorët], 1:404–405

Brigam Jangu duke qëndruar me Hibër C. Kimballin.

Brigami filloi të shkonte, por kur mbërriti në shtëpinë e Hibërit, ishte aq i dobët sa nuk mund të ecte. Ai qëndroi me familjen e Hibërit për disa ditë.

Saints [Shenjtorët], 1:405

Meri En Jangu duke u kujdesur për Brigamin dhe Hibërin.

Meri Eni erdhi që të kujdesej për Brigamin derisa ai dhe Hibëri e morën veten mjaftueshëm sa të niseshin për udhë. Të dy ishin shumë të dobët, por donin që ta predikonin ungjillin.

Saints [Shenjtorët], 1:405

Brigami dhe Hibëri duke u nisur për në misionin e tyre.

Hibëri dhe Brigami u thanë mirupafshim bashkëshorteve të tyre dhe hipën te pjesa e pasme e një karroje. Ata u ndien keq që i lanë familjet e tyre kaq të sëmura dhe të varfra. Ndërsa karroja po largohej, Hibëri i tha Brigamit: “Kjo është mjaft e vështirë”. Ai donte t’i ndihmonte familjet e tyre që të ndiheshin të guximshme. Hibëri i kërkoi karrocierit të ndalonte.

Saints [Shenjtorët], 1:405–406

Brigami dhe Hibëri ndaluan për të thënë mirupafshim.

Nga brenda shtëpisë, Vajleta dëgjoi një zhurmë. Doli te dera, ku po qëndronte Meri Eni. Ata i panë Hibërin dhe Brigamin të qëndronin në pjesën e prapme të karros, duke valëvitur kapelat e tyre në ajër dhe duke bërtitur: “Urra! Urra! Urra për Izraelin!” Gratë iu përgjigjën: “Mirë u pafshim! Perëndia ju bekoftë!”

Saints [Shenjtorët], 1:406

Brigami dhe Hibëri duke predikuar në Britaninë e Madhe.

Pas një udhëtimi të gjatë në oqean, Hibëri dhe Brigami mbërritën në Britaninë e Madhe. Së bashku me Apostuj të tjerë, ata u dhanë mësim shumë njerëzve rreth Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij. Mijëra njerëz u pagëzuan dhe u bashkuan me Kishën e Shpëtimtarit.

Saints [Shenjtorët], 1:408–411

Shenjtorët duke udhëtuar për të jetuar në Navu.

Shumë prej njerëzve që u pagëzuan në Britaninë e Madhe, u shpërngulën në Navu për të ndihmuar në ndërtimin e qytetit dhe të tempullit. Zoti e mbajti premtimin e Tij për t’u kujdesur për familjet e Hibërit dhe të Brigamit ndërkohë që ata po i shërbenin Atij si misionarë.

Saints [Shenjtorët], 1:437–439