“Ndërtimi i Navusë”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)
“Ndërtimi i Navusë”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje
1840–1842
Ndërtimi i Navusë
Planet e Zotit për një qytet të bukur
Zoti u tha shenjtorëve të mblidheshin në një vend të ri. Ishte pranë një lumi të madh të quajtur Misisipi. Toka ishte e lagësht dhe me baltë. Disa njerëzve nuk iu duk një vend i mirë për të ndërtuar një qytet. Por Profeti Jozef Smith e dinte se me ndihmën e Zotit, ata mund ta bënin atë të bukur.
Doktrina e Besëlidhje 124:25; Saints [Shenjtorët], 1:417
Shenjtorët filluan të punonin fort për ta bërë atë një vend të mirë për të jetuar. Profeti Jozef e quajti qytetin Navu, që do të thotë “një vend i bukur”.
Saints [Shenjtorët], 1:417
Zoti u tha shenjtorëve të ndërtonin një shtëpi në Navu ku udhëtarët të mund të vinin dhe të çlodheshin. Ai donte që Navuja të ishte një vend ku të gjithë njerëzit të ndiheshin të mirëpritur.
Doktrina e Besëlidhje 124:22–24, 60; Saints [Shenjtorët], 1:426
Zoti i tha Profetit Jozef se Ai kishte plane të mëdha për Navunë. Ai donte që shenjtorët e Tij të mblidheshin këtu që të mund të ndërtonin një tempull. Ai u kërkoi atyre të punonin sa më shumë që të mundeshin për të ndërtuar shtëpinë e Tij. Shenjtorët me të shpejtë filluan të punonin.
Doktrina e Besëlidhje 124:25–28, 44, 55; Saints [Shenjtorët], 1:420–421, 425–427
Zoti donte që shenjtorët të ndërtonin një tempull sepse Ai kishte bekime të mëdha për t’ua dhënë atyre. Në tempull, ata do të bënin besëlidhje, ose premtime të veçanta, me Zotin. Ata gjithashtu do të mësonin rreth planit të Atit Qiellor për lumturinë për të gjithë fëmijët e Tij.
Doktrina e Besëlidhje 124:29–41; Saints [Shenjtorët], 1:453–455
Shenjtorët punuan fort për ta ndërtuar tempullin, ashtu siç i kishte urdhëruar Zoti. U desh shumë kohë, por ata ishin të lumtur për ditën kur secili prej tyre mund të mësonte rreth premtimeve të veçanta që Zoti kishte për ta në tempullin e Tij.
Saints [Shenjtorët], 1:453–455