“Xhejn Meningu Udhëton për në Navu”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)
“Xhejn Meningu Udhëton për në Navu”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje
1841–1843
Xhejn Meningu Udhëton për në Navu
Ecja me Besim te Zoti
Xhejn Meningu dhe familja e saj jetonin në një vend ku disa njerëz nuk i pëlqenin dhe i trajtonin keq për shkak të ngjyrës së lëkurës së tyre. Një ditë, Xhejni dëgjoi mësimin e një misionari. Ajo e dinte se mesazhi i tij ishte i vërtetë. Të dielën tjetër, ajo u pagëzua.
Saints [Shenjtorët], 1:500–501
Edhe familja e Xhejnit iu bashkua Kishës. Zoti donte që shenjtorët të mblidheshin së bashku në Navu. Xhejni e donte Zotin. Ajo dhe familja e saj donin të ishin me shenjtorët e tjerë. Ndaj ata filluan udhëtimin e tyre për në Navu.
Doktrina e Besëlidhje 124:25; Saints [Shenjtorët], 1:501
Për një pjesë të udhëtimit të tyre, ata udhëtuan me anije. Shumica e njerëzve në anije mund të paguanin për udhëtimin në fund të udhëtimit. Por disa burra i thanë familjes së Xhejnit se duhej të paguanin në fillim. Ata nuk kishin para të mjaftueshme. Burrat i detyruan të zbritnin nga anija dhe anija u largua pa ta.
Saints [Shenjtorët], 1:501
Familjes së Xhejnit iu deshën edhe 1300 kilometra për të udhëtuar. Atyre iu desh të kalonin një përrua të thellë pa urë. Iu desh të flinin jashtë. Shpesh moti ishte shumë i ftohtë. Por familja e Xhejnit ishte e vendosur të mbërrinte në Navu. Ata i jepnin zemër vetes duke kënduar ndërsa ecnin.
Saints [Shenjtorët], 1:501, 505–506
Xhejni dhe familja e saj ecën për shumë kohë derisa këpucët e tyre u grisën dhe u dhembnin këmbët. Por kur ata iu lutën Perëndisë për ndihmë, Ai ua shëroi këmbët.
Saints [Shenjtorët], 1:505
Ata ndihmuan njerëz që i takuan gjatë udhëtimit të tyre. Ata madje ndihmuan që një fëmijë i sëmurë të shërohej për shkak të besimit të tyre.
Saints [Shenjtorët], 1:505–506
Më në fund, Xhejni dhe familja e saj mbërritën në Navu! Ata ishin të lodhur dhe kishin nevojë për një vend për të qëndruar. Kështu që ata shkuan në shtëpinë e Emës dhe Jozefit. Kur Jozefi dëgjoi për gjithçka që kishin kaluar, ai i tha Xhejnit: “Perëndia të bekoftë! Je mes miqsh tani.” Jozefi dhe Ema e ftuan Xhejnin të jetonte me ta.
Saints [Shenjtorët], 1:506