“Sidni dhe Fibi Rigdoni”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)
“Sidni dhe Fibi Rigdoni”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje
tetor–nëntor 1830
Sidni dhe Fibi Rigdoni
Ndryshuan jetën e tyre për të pranuar ungjillin
Parli Prati dhe njerëz të tjerë do ta shpërndanin ungjillin tek indianët e Amerikës. Rrugës, Parli donte të ndalonte dhe të vizitonte mikun e tij, Sidni Rigdonin. Sidni ishte një predikues që i kishte mësuar Parlit për Jezu Krishtin në Bibël. Tani Parli donte t’i mësonte Sidnit për Jezu Krishtin në Librin e Mormonit.
Doktrina e Besëlidhje 32; Saints [Shenjtorët], 1:99
Parli i tregoi Sidnit për Librin e Mormonit dhe e ftoi që ta lexonte. Sidni nuk ishte i sigurt, por meqë Parlin e kishte mik, ai premtoi se do ta bënte.
Saints [Shenjtorët], 1:100
Kur Sidni e lexoi Librin e Mormonit, e dinte se kishte ardhur nga Perëndia. Ai ia tregoi ndjenjat që kishte bashkëshortes së tij, Fibit.
Saints [Shenjtorët], 1:101
Por Sidni nuk ishte i sigurt se çfarë të bënte më pas. Nëse pagëzohej, do të humbiste punën si predikues në kishën e tij. Si mund të kujdesej ai për Fibin dhe gjashtë fëmijët e tyre? Si do të ndiheshin njerëzit në kishën e tij? Ai iu lut Atit Qiellor për ndihmë dhe pati një ndjenjë paqeje.
Saints [Shenjtorët], 1:101; Doktrina e Besëlidhje 19:23
Sidni e pyeti Fibin a ishte e gatshme të hiqte dorë nga jeta e tyre e rehatshme dhe t’i bashkohej në këtë kishë të re. “Dëshira ime është të bëj vullnetin e Perëndisë”, – tha ajo, – “qoftë nëse jetoj, qoftë nëse vdes.” Ata vendosën të pagëzoheshin.
Saints [Shenjtorët], 1:101
Më vonë, Sidni takoi Profetin Jozef Smith. Zoti i dha Sidnit një mesazh nëpërmjet Jozefit. Ai tha se i kishte parë gjërat e mira që Sidni kishte bërë, dhe i kishte dëgjuar lutjet e tij. Zoti i tha Sidnit se Ai kishte një punë të madhe që ta bënte ai. Sidni do të bënte gjëra të mëdha.