“Elija Ejbëlli”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)
“Elija Ejbëlli”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje
1838
Elija Ejbëlli
Një mision besimi dhe kuraje
Zoti thirri një burrë të quajtur Elija Ejbëlli që të ishte misionar. Elija i dha mësim Junisa dhe Çarls Frenklinit rreth ungjillit të Jezu Krishtit. Ai u tregoi atyre rreth Librit të Mormonit dhe Profetit Jozef Smith. Junisa dhe Çarlsi e besuan atë që ai u dha mësim dhe donin të bashkoheshin me Kishën. Elija i pagëzoi ata.
Saints [Shenjtorët], 1:316
Elija u largua për të shpërndarë ungjillin në një qytet tjetër. Një natë, ca muaj më vonë, ai pa një ëndërr rreth mikes së tij, Junisës. Në ëndërr, Junisa nuk ishte më e sigurt që Libri i Mormonit ishte i vërtetë ose që Jozef Smithi ishte një profet. Kur Elija u zgjua, ai u kthye menjëherë që të shikonte si ishte Junisa.
Doktrina e Besëlidhje 75:27; Saints [Shenjtorët], 1:315–316
Junisa u befasua kur e pa Elijën në derën e shtëpisë. Ëndrra e Elijës ishte e saktë: Junisa nuk besonte më te Libri i Mormonit apo Jozef Smithi.
Saints [Shenjtorët], 1:317
Elija i kërkoi Junisës të shkonte ta dëgjonte atë të predikonte në shkollë. Kur ajo i dëgjoi fjalët e Elijës, ajo e ndjeu sërish Frymën e Shenjtë. Ajo e dinte se ungjilli ishte i vërtetë.
Saints [Shenjtorët], 1:317
Elija i premtoi Junisës se do të kthehej pas dy javësh për të predikuar përsëri. Por disa njerëz në qytet nuk donin që ai të kthehej. Pasi Elija u largua, ata filluan t’u thoshin të gjithëve se Elija kishte vrarë njerëz. Ata ofruan një shpërblim për këdo që e gjente.
Saints [Shenjtorët], 1:318
Junisa e dinte që njerëzit po gënjenin për Elijan. Ai nuk kishte vrarë askënd. Ai ishte një njeri i mirë dhe një shërbëtor i Perëndisë. Ajo e dinte se gënjeshtrat e tyre nuk do ta ndalonin Elijan që të vinte në qytetin e tyre për të predikuar. Junisa u tha njerëzve se Elija do të kthehej. “Perëndia do ta mbrojë atë”, – tha ajo.
Saints [Shenjtorët], 1:318
Elija vërtet u kthye. Ai erdhi tek e njëjta shkollë ku kishte predikuar më parë. Ishte e mbushur me njerëz të cilët donin që ai të arrestohej. Elija qëndroi përballë turmës. Ai tha se nëse donin ta arrestonin, duhej ta bënin tani, përpara se ai të fillonte të jepte mësim. Nëse nuk e bënin, duhej ta lejonin që të jepte mësim.
Saints [Shenjtorët], 1:318
Asnjë nuk lëvizi. Elija priti, por turma u ul në heshtje. Elija këndoi një himn, bëri një lutje dhe dha mësim për ungjillin e Jezu Krishtit. Fuqia e Perëndisë ishte me të. Pasi e përfundoi mësimdhënien, ai foli me miqtë e tij, Junisën dhe Çarlsin, dhe e vazhdoi misionin e tij në paqe.
Saints [Shenjtorët], 1:319