“Samuel Smithi Shpërndan Librin e Mormonit”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)
“Samuel Smithi Shpërndan Librin e Mormonit”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje
1830–1832
Samuel Smithi Shpërndan Librin e Mormonit
Një libër bekon shumë jetë
Zoti e thirri Samuel Smithin, vëllanë më të vogël të Jozefit, në një mision për të shpërndarë ungjillin. Samueli takoi Xhon dhe Roda Grinin dhe u tregoi atyre për Librin e Mormonit. Xhoni ishte predikues në një kishë tjetër. Ai tha se do të merrte një kopje të librit dhe do të shihte nëse dikush në kishën e tij donte ta lexonte.
Saints [Shenjtorët], 1:99
Pas disa muajsh, Samueli u kthye. Roda tha se bashkëshorti i saj nuk mundi të gjente askënd që donte ta lexonte Librin e Mormonit. Ajo ia ktheu atë Samuelit.
Saints [Shenjtorët], 1:99
Samueli u trishtua. Ai ktheu shpinën që të largohej, por Roda e ndaloi. Ajo tha se e kishte lexuar Librin e Mormonit dhe e pëlqeu atë.
Saints [Shenjtorët], 1:99
Fryma e Shenjtë i tha Samuelit që t’ia kthente librin Rodës. “Kërkoji Perëndisë që të të japë një dëshmi”, – i tha Samueli. Ai i dha mësim Rodës rreth Frymës së Shenjtë dhe se si do ta dinte ajo se Libri i Mormonit është i vërtetë.
Moroni 10:3–5; Saints [Shenjtorët], 1:99–100
Samueli u kthye në shtëpi nga misioni i tij. Ai nuk kishte pagëzuar askënd dhe vetëm pak njerëz ishin të interesuar për Librin e Mormonit.
Roda dhe Xhoni u lutën dhe Fryma e Shenjtë u tha se Libri i Mormonit është i vërtetë. Pastaj Roda ia tregoi librin vëllait të saj, Brigam Jangut.
Saints [Shenjtorët], 1:100
Brigami dhe miku i tij, Hibër Kimballi, kishin qenë duke e kërkuar Kishën e vërtetë të Jezusit. Ata e lexuan Librin e Mormonit. Ata e studiuan dhe u lutën rreth ungjillit të Jezu Krishtit për gati dy vjet.
Gjatë kësaj kohe, Brigami dhe Hibëri shkuan në mbledhjet e Kishës me familjet e tyre. Në një nga këto mbledhje, Brigami dëgjoi një misionar të jepte dëshmi. Misionari nuk ishte një folës i shkëlqyer, por Brigami e ndjeu Frymën e Shenjtë ndërsa ai fliste. Brigami e dinte se ai po thoshte të vërtetën.
Brigami, Hibëri dhe bashkëshortet e tyre, Miriami dhe Vajleta, u pagëzuan. Ata e donin Shpëtimtarin dhe ungjillin e Tij. Vite më vonë, Zoti i thirri Brigamin dhe Hibërin që të ishin Apostujt e Tij dhe të shërbenin në misione. Për shkak se Samueli shpërndau Librin e Mormonit, shumë njerëz u bashkuan me Kishën e Shpëtimtarit.
Doktrina e Besëlidhje 124:127–129; 126; Saints [Shenjtorët], 1:215–216