Histori nga Shkrimet e Shenjta
Suza Jang Gejtsi dhe Jozef F. Smithi


“Suza Jang Gejtsi dhe Jozef F. Smithi”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)

“Suza Jang Gejtsi dhe Jozef F. Smithi”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje

1902–1918

Suza Jang Gejtsi dhe Jozef F. Smithi

Një zbulesë për botën e shpirtrave

Brigam Jangu duke biseduar me bijën e tij, Suzën.

Suza Jang Gejtsi ishte e bija e Brigam Jangut. Ajo lindi në Jutë dhe u rrit atje. Asaj i pëlqente shumë të shkruante dhe të shërbente në Kishën e Zotit.

Saints [Shenjtorët], 3:9–10, 64

Suza duke marrë një bekim priftërie.

Kur Suza ishte në moshë madhore, u sëmur shumë rëndë. Ajo kërkoi një bekim priftërie. Në bekim, Zoti i tha Suzës se Ai donte që ajo të bënte punë në tempull.

Saints [Shenjtorët], 3:193–194

Suza duke biseduar me një grua tjetër rreth tempujve dhe historisë familjare.

Pas bekimit, Suza u bë më mirë. Ajo e kaloi kohën duke mësuar rreth historisë së familjes së saj. Kur gjeti pjesëtarë të familjes që kishin vdekur pa u pagëzuar, ajo shkoi në tempull për t’u pagëzuar për ta. Asaj i pëlqente t’u tregonte njerëzve për punën e historisë familjare. Fatkeqësisht, shumë njerëz nuk ishin të interesuar.

Saints [Shenjtorët], 3:194–195, 206

Suza duke biseduar me Jozef F. Smithin.

Një ditë, Suza i bëri një vizitë mikut të saj, Jozef F. Smithit, Presidentit të Kishës. Presidenti Smith kishte qenë i sëmurë për shumë javë. Suza e dinte që ai ishte edhe shumë i trishtuar ngaqë i kishte vdekur i biri. Ai ishte i trishtuar edhe për gjëra të tjera që po ndodhnin në botë, të tilla si luftërat dhe sëmundjet.

Saints [Shenjtorët], 3:197–199, 205–206

Jozef F. Smithi i tregon Suzës për vegimin e tij.

Por kur Suza u ul me Presidentin Smith, ai ishte i emocionuar të bisedonte me të. Ai i tha Suzës se Perëndia i kishte dhënë një vegim të veçantë. E gjitha kishte të bënte me botën e shpirtrave, vendi ku shkojnë njerëzit pasi vdesin. Vegimi i tij ishte shkruar në një letër. Presidenti Smith ia dha atë Suzës dhe i kërkoi që ta lexonte.

Saints [Shenjtorët], 3:206–207

Suza duke lexuar rreth vegimit.

Suza e lexoi letrën. Aty thuhej se Jezu Krishti vizitoi botën e shpirtrave. Ai dërgoi Adamin, Evën dhe burra e gra të tjera besnike për t’u dhënë mësim shpirtrave që nuk e pranuan ungjillin kur ishin gjallë. Ata po i ndihmonin këta shpirtra të përgatiteshin që njerëzit të mund të pagëzoheshin për ta në tempull.

Doktrina e Besëlidhje 138:11–19, 29–48; Saints [Shenjtorët], 3:206–207

Jozef F. Smithi dhe Suza duke biseduar.

Suza ishte e mahnitur teksa lexonte vegimin e Presidentit Smith. Presidenti Smith i buzëqeshi asaj. “Suza”, – tha ai, – “ti po bën një punë të mrekullueshme.” Ai i tha asaj se e donte për besimin e saj te Zoti.

Saints [Shenjtorët], 3:206

Suza duke u ulur afër Tempullit të Solt‑Lejkut.

Suza shkroi në ditar për zbulesën. “Oh, ishte një ngushëllim për mua!” – tha ajo. Mezi priste t’ua tregonte këtë miqve të saj dhe anëtarëve të tjerë të Kishës. Ajo e dinte se vegimi i Presidentit Smith do t’i ndihmonte shenjtorët të ishin të emocionuar për të bërë punë në tempull për njerëzit në botën e shpirtrave.

Saints [Shenjtorët], 3:207