Histori nga Shkrimet e Shenjta
Njull dhe En Uitni Takohen me Profetin Jozef


“Njull dhe En Uitni Takohen me Profetin Jozef”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)

“Njull dhe En Uitni Takohen me Profetin Jozef”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje

tetor 1830 – shkurt 1831

Njull dhe En Uitni Takohen me Profetin Jozef

Lutjet me besim marrin përgjigje nga Zoti

En dhe Njull Uitni duke u lutur.

En dhe Njull Uitni zotëronin një dyqan në Kirtland të Ohajos. Eni nuk u rrit me idenë për të shkuar në kishë apo për të mësuar për Zotin, por donte ta njihte Atë. Pasi ajo dhe Njulli u martuan, ata u lutën shumë herë dhe i kërkuan Zotit që t’i udhëhiqte.

Saints [Shenjtorët], 1:111–112

Eni dhe Njulli duke parë një vegim.

Një natë gjatë lutjes së tyre, Eni dhe Njulli panë një vegim. Në vegim, një re qëndroi mbi shtëpinë e tyre. Shpirti i Perëndisë i mbushi ata. Reja i rrethoi. Më pas dëgjuan një zë nga qielli. Ai u tha atyre: “Përgatituni që të merrni fjalën e Zotit, sepse ajo po vjen”.

Saints [Shenjtorët], 1:111

Eni duke mësuar rreth ungjillit nga Parli Prati.

Pas pak kohe, Parli Prati erdhi në Kirtland. Ai dhe shokët e tij dhanë mësim ungjillin e Jezu Krishtit. Sapo Eni e dëgjoi atë që ata dhanë mësim, ajo e dinte se ishte e vërtetë. Shkoi në shtëpi për t’ia dhënë lajmin Njullit. Shpejt ata u pagëzuan.

Saints [Shenjtorët], 1:112

Jozefi dhe Ema Smithi duke u takuar me Enin dhe Njullin.

Dy muaj më vonë, një burrë dhe një grua erdhën në dyqanin e Njullit. Njulli nuk i njihte, por burri ia shtrëngoi dorën Njullit dhe e thirri Njullin në emër. Burri tha: “Jam Jozefi, profeti”. Ai i shpjegoi se Zoti u ishte përgjigjur lutjeve të Njullit. Ai i kishte dërguar Emën dhe Jozefin që të takonin Enin dhe Njullin.

Saints [Shenjtorët], 1:113

Eni dhe Njulli i ftojnë Jozefin dhe Ema Smithin që të qëndrojmë me ta.

Njulli dhe Eni e dinin se vegimi i tyre po realizohej. Ata i kërkuan Jozefit dhe Emës që të qëndronin me ta në shtëpinë e tyre. Eni dhe Njulli e donin Jezusin dhe ungjillin e Tij. Ata dhanë gjithçka që kishin për shenjtorët dhe për Kishën e Shpëtimtarit.

Doktrina e Besëlidhje 38:23–27, 34–42; Saints [Shenjtorët], 1:114