“Lusi Morli dhe Familja e Saj”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)
“Lusi Morli dhe Familja e Saj”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje
nëntor 1830
Lusi Morli dhe Familja e Saj
Shumë njerëz besojnë dhe pagëzohen
Një ditë, 15‑vjeçarja Lusi Morli, po ndihmonte fqinjën e saj, Abigail Deniëlsin, të thurte pëlhurë. Ndërsa punonin, dëgjuan një trokitje në derë. Ishin tre misionarë. Abigaili i ftoi brenda. Ata i thanë se Jezu Krishti i kishte dërguar për të dhënë një mesazh.
Saints [Shenjtorët], 1:102–103
Burrat i thanë Abigailit dhe Lusit se Jezusi e kishte thirrur Jozef Smithin për të qenë profet. Ata gjithashtu u treguan për Librin e Mormonit.
Saints [Shenjtorët], 1:103
Për habinë e Lusit, Abigaili u zemërua. Ajo bëri që misionarët të largoheshin nga shtëpia e saj.
Saints [Shenjtorët], 1:103
Lusi e dinte se këta misionarë ishin shërbëtorë të Perëndisë. Ajo u tha atyre të vizitonin familjen e saj që ndodhej pak më tej. “Babai im jeton 1,6 km larg nga këtu”, – tha ajo. “Shkoni atje dhe do t’ju ushqejnë e do të kujdesen për ju.”
Saints [Shenjtorët], 1:103–104
Lusi kishte të drejtë. Misionarët hëngrën një vakt të mirë në fermën e familjes Morli. Prindërit e Lusit ishin miq të Sidni Rigdonit. Ata besonin se Jezusi donte që ata të ndanin gjithçka që kishin me të tjerët. Ata i ftuan misionarët t’u jepnin mësim atyre dhe miqve të tyre.
Saints [Shenjtorët], 1:104
Atë natë, rreth mesnatës, u pagëzuan 17 veta. Në ditët në vijim, 50 njerëz të tjerë erdhën në fermën e familjes Morli për të dëgjuar misionarët dhe ata kërkuan të pagëzoheshin. Edhe mikesha e Lusit, Abigail Deniëlsi, ndryshoi mendje për misionarët. Ajo dhe bashkëshorti i saj vendosën t’i bashkoheshin Kishës.
Saints [Shenjtorët], 1:105; Doktrina e Besëlidhje 20:25, 37