“Familja Najt dhe Njerëz të Tjerë Mblidhen në Sion”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)
“Familja Najt dhe Njerëz të Tjerë Mblidhen në Sion”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje
dhjetor 1830 – gusht 1831
Familja Najt dhe Njerëz të Tjerë Mblidhen në Sion
Bindja ndaj thirrjes së Zotit
Poli dhe Jozef Najti jetonin me familjen e tyre në Nju‑Jork. Ata e njihnin mirë Profetin Jozef. Pasi mësuan për ungjillin, ata zgjodhën të bashkoheshin me Kishën. Kur Zoti u kërkoi shenjtorëve të shpërnguleshin në Ohajo, familja Najt u bind.
Doktrina e Besëlidhje 37; Saints, 1:33, Saints [Shenjtorët], 94, 109–110
Familja Najt ishte e lumtur kur mbërriti në Ohajo. Liman Kopli, një anëtar i Kishës, tha se disa nga shenjtorët mund të jetonin në tokën e tij. Aty kishte vend të mjaftueshëm për të mbjellë kultura dhe për të ndërtuar shtëpi. Jozef Najti dhe bijtë e tij punuan fort për t’i përgatitur fushat për mbjellje.
Saints [Shenjtorët], 1:126–127
Por një ditë, Limani ndryshoi mendje për tokën e vet. Nuk donte që shenjtorët të jetonin më atje. Ai i tha familjes Najt dhe gjithë të tjerëve të largoheshin.
Saints [Shenjtorët], 1:127
Shenjtorët ishin të shqetësuar. Tani nuk kishin se ku të jetonin. Ata e pyetën Profetin Jozef se çfarë duhej të bënin.
Doktrina e Besëlidhje 54; Saints [Shenjtorët], 1:127
Zoti tha se këta shenjtorë duhej të shkonin në Misuri dhe të ndërtonin Sionin. Sioni do të ishte një qytet ku populli i Zotit mund të mblidhej. Në Sion, ata do të ndërtonin një tempull ku do të bënin besëlidhje ose premtime me Perëndinë. Ai do t’i bekonte ata nëse do t’i mbanin këto besëlidhje. Familja Najt ishte e emocionuar që do të shkonte.
Doktrina e Besëlidhje 29:1–8; 42:30–36; 45:59–66; 54:6–9; 57:1–2; Saints [Shenjtorët], 1:128
Ndërsa familja Najt udhëtoi për në Misuri, Poli u sëmur rëndë. Bashkëshorti i saj, Jozefi, dhe djemtë e saj ishin të shqetësuar se ajo nuk do të jetonte gjatë. Por Poli i tha familjes së saj se donte të ishte në Sion para se të vdiste. Ajo e dëshironte këtë më shumë se çdo gjë tjetër!
Saints [Shenjtorët], 1:128
Pas një udhëtimi të gjatë, familja Najt mbërriti në Misuri. Poli ishte shumë mirënjohëse ndaj Zotit që kishte jetuar për ta parë atë. Familja Najt mendonte se vendi ishte i bukur. Ata kishin besim se mund ta zbatonin urdhërimin e Zotit për të ndërtuar Sionin atje.
Saints [Shenjtorët], 1:132
Shenjtorët bënë një lutje të veçantë dhe e quajtën vendin Sion, vendi ku do të vinte populli i Zotit. Profeti Jozef vendosi një gur për të shenjuar se ku do të ishte qoshja e tempullit. Disa ditë më vonë, Poli vdiq. Zoti premtoi se shenjtorët që erdhën në Sion dhe ndërruan jetë, do të preheshin në qiell.
Doktrina e Besëlidhje 59:1–2; Saints [Shenjtorët], 1:132–133