“Mulliri i Hanit”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)
“Mulliri i Hanit”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje
tetor 1838 – shkurt 1839
Mulliri i Hanit
Një sulm dhe një mrekulli
Uillard Smithi ishte 11 vjeç. Familja e tij jetonte në mullirin e Hanit në Misuri, me shenjtorë të tjerë. Ata donin të mblidheshin së shpejti me shenjtorët në Far‑Uest.
Doktrina e Besëlidhje 115:7–8; Saints [Shenjtorët], 1:347–348
Një ditë, Uillardi ishte me të atin dhe vëllezërit e tij, Sardiusin dhe Almën. Papritur, ata dëgjuan të shtëna me armë dhe britma. Kishin ardhur njerëz për të sulmuar shenjtorët.
Saints [Shenjtorët], 1:348–349
Të gjithë vrapuan për të gjetur siguri. Shumë burra dhe fëmijë u fshehën në punishten e farkëtarit. Hynë edhe babai dhe vëllezërit e Uillardit, por Uillardi u nda prej tyre. Ai u fsheh pas një stive drush. Ai dëgjoi të shtëna me armë përreth tij.
Saints [Shenjtorët], 1:349, 353
Uillardi vrapoi nga një vend në tjetrin për t’u fshehur. Më në fund, të shtënat me armë ndaluan. Sulmuesit ishin larguar nga mulliri i Hanit.
Saints [Shenjtorët], 1:353
Uillardi shkoi në punishten e farkëtarit për të gjetur familjen e tij. Babai i tij dhe Sardiusi ishin vrarë. Por vëllai më vogël i Uillardit ishte ende gjallë.
Saints [Shenjtorët], 1:353
Alma ishte qëlluar në ijë. Ai ishte lënduar keq. Uillardi e ngriti Almën dhe e mbarti deri te çadra e familjes së tyre.
Saints [Shenjtorët], 1:353–354
Nëna e Uillardit, Amanda, nuk dinte si ta ndihmonte Almën për ijën. Por ajo e dinte se Perëndia e dinte. Ajo u lut dhe dëgjoi një zë që i tregoi saktësisht se çfarë të bënte.
Saints [Shenjtorët], 1:354
Amanda e lau plagën e Almës me hi. Pastaj bloi disa rrënjë peme dhe ia vendosi mbi plagë. Ia mbështolli ijën me një cohë. “Rri shtrirë kështu e mos lëviz”, – tha ajo, – “dhe Zoti do të të bëjë një ijë tjetër.”
Saints [Shenjtorët], 1:354–355
Më vonë, guvernatori i Misurit tha se shenjtorët duhej të largoheshin nga shteti, përndryshe do të vriteshin. Por ija e Almës prapëseprapë nuk ishte përmirësuar. Amanda u lut dhe i kërkoi ndihmë Zotit. Një zë i tha asaj se Jezusi nuk do të largohej kurrë prej familjes së saj. Amanda ndjeu sikur asgjë nuk mund ta lëndonte atë.
Doktrina e Besëlidhje 88:83; Saints [Shenjtorët], 1:372, 378–379
Menjëherë pasi u lut, Amanda i dëgjoi fëmijët e saj të bërtitnin. Vrapoi për t’i gjetur dhe, kur i gjeti, Alma po vraponte rreth e rrotull. “Jam mirë, mami, jam mirë!”, – tha ai. Ija e tij ishte shëruar! Ishte një mrekulli nga Zoti. Amanda dhe fëmijët e saj u larguan nga Misuri për të gjetur një vend të sigurt me pjesën tjetër të shenjtorëve.
Saints [Shenjtorët], 1:379