“Martesa dhe Familjet e Përjetshme”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)
“Martesa dhe Familjet e Përjetshme”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje
1843–1846
Martesa dhe Familjet e Përjetshme
Të vulosur me anë të fuqisë së Jezu Krishtit
Kur Ema dhe Jozefi u martuan, ata besonin se martesa e tyre do të mbaronte kur të vdisnin. Kështu ishin të gjitha martesat. Por pastaj Zoti i tha Jozefit se martesat dhe familjet mund të zgjatnin përgjithmonë.
Saints [Shenjtorët], 1:413
Zoti i mësoi Jozefit rreth martesës së përjetshme. Nëpërmjet fuqisë së priftërisë, një burrë dhe një grua mund të bëjnë një besëlidhje me Zotin. Nëse ata e mbajnë besëlidhjen e tyre, Zoti premton se martesa e tyre do të zgjatë përgjithmonë. Kjo quhet vulosje. Shpejt, Jozefi dhe Ema u vulosën për përjetësinë.
Doktrina e Besëlidhje 132:7, 19–24; Saints [Shenjtorët], 1:413, 432–433, 481–482, 492, 502–503
Jozefi mësoi gjithashtu se kur një burrë dhe një grua vulosen, fëmijët e tyre do të vulosen me ta. Për shkak të fuqisë së Jezu Krishtit, familja e tyre mund të zgjaste përgjithmonë. Kur Jozefi u tregoi shenjtorëve për këtë bekim, ata ishin shumë të lumtur! Ata mezi prisnin të vuloseshin së bashku.
Doktrina e Besëlidhje 131:2; 132:6–7; Saints [Shenjtorët], 1:492–493, 580
Zoti më vonë dha mësim se vulosjet duhet të bëhen në tempull. Shenjtorët punuan fort për ta përfunduar tempullin në Navu, që të mund të vuloseshin së bashku. Kur tempulli ishte gati, shumë familje u vulosën. Ata madje u vulosën me pjesëtarë të familjes që kishin vdekur. Ata ishin mirënjohës për këtë bekim!
Saints [Shenjtorët], 1:579–580