Histori nga Shkrimet e Shenjta
Parli dhe Thenkful Prati


“Parli dhe Thenkful Prati”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)

“Parli dhe Thenkful Prati”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje

gusht–shtator 1830

Parli dhe Thenkful Prati

Besim për të ndjekur Shpirtin

Parli dhe Thenkful Prati në fermën e tyre.

Parli dhe Thenkful Prati ishin fermerë në Ohajo. Një ditë, Parli ndjeu që Shpirti i tha të largohej nga shtëpia për t’u dhënë mësim njerëzve rreth Biblës.

Saints [Shenjtorët], 1:92

Parli dhe Thenkfuli duke u larguar për të dhënë mësim rreth Biblës.

Parli dhe Thenkfuli e shitën fermën e tyre. Ata nuk e dinin se ku të shkonin, por kishin besim se Perëndia do t’i bekonte që po i shërbenin Atij.

Saints [Shenjtorët], 1:92

Parli duke zbritur nga anija në Nju‑Jork.

Parli dhe Thenkfuli morën ca rroba dhe para dhe hipën në një anije. Ndërsa udhëtonin nëpër Nju‑Jork, Shpirti i tha Parlit të zbriste nga anija. Parli i kërkoi Thenkfulit të vazhdonte pa të. Ai i premtoi se do të kthehej tek ajo së shpejti. Ai ndjeu se kishte diçka që Perëndia donte që ai të bënte në Nju‑Jork.

Saints [Shenjtorët], 1:92

Parli duke mësuar rreth Librit të Mormonit.

Parli bëri rrugë të gjatë në këmbë. Më në fund, ai mbërriti në shtëpinë e një predikuesi. Predikuesi i tregoi Parlit për një libër të çuditshëm që dikush i kishte dhënë. Vinte nga fletë të arta dhe ishte shkruar shumë kohë më parë. Ai quhej Libri i Mormonit. Një i ri në Nju‑Jork e kishte përkthyer me fuqinë e Perëndisë.

Saints [Shenjtorët], 1:92

Parli duke marrë një dëshmi për Librin e Mormonit.

Parli ishte shumë kureshtar. Predikuesi ia tregoi librin Parlit. I emocionuar, Parli e hapi dhe filloi të lexonte. Kaluan orë, por ai nuk mund të ndalonte së lexuari, as të hante apo të flinte. Shpirti i Zotit i tha se ishte i vërtetë.

Saints [Shenjtorët], 1:92–93

Parli dhe Hajrëm Smithi duke folur rreth Librit të Mormonit.

Parli e pëlqeu aq shumë Librin e Mormonit sa donte të gjente njeriun që e përktheu atë. Ai shkoi në fermën e familjes Smith, ku takoi Hajrëmin, vëllanë e Jozefit. Ata folën gjatë gjithë natës. Hajrëmi i tha Parlit se Libri i Mormonit është i vërtetë. Ai i dha Parlit kopjen e vet të librit.

Saints [Shenjtorët], 1:93

Parli duke vazhduar leximin e Librit të Mormonit.

Ndërsa vazhdonte të lexonte, Parli mësoi se Jezu Krishti i kishte vizituar njerëzit në kontinentin amerikan shumë kohë më parë. Parli mund të shihte se Libri i Mormonit vlente më shumë se të gjitha pasuritë e botës. Ai mezi priste të kthehej tek Thenkfuli dhe t’i tregonte asaj atë që kishte mësuar.

Saints [Shenjtorët], 1:93; 3 Nefi 11:1–12

Parli duke ia treguar Librin e Mormonit Thenkfulit dhe familjes së vet.

Parli i tregoi Thenkfulit dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes për Librin e Mormonit. Ai u tha atyre se çfarë jepet mësim në libër për Jezu Krishtin. Thenkfuli ishte e lumtur që Parli e kishte ndjekur Shpirtin dhe kishte gjetur punën që Perëndia donte që ai të bënte. Ashtu si Parli, Thenkfuli e mësoi vetë se Libri i Mormonit është i vërtetë.

Saints [Shenjtorët], 1:98–99