“Probleme në Misuri”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)
“Probleme në Misuri”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje
korrik 1831 – korrik 1833
Probleme në Misuri
Ruajtja e besimit të fortë në kohë të rrezikshme
Shumë shenjtorë erdhën për të jetuar në Indipendëns të Misurit. Zoti donte që ata të ndërtonin atje qytetin e Sionit. Por shenjtorët dhe njerëzit që jetonin tashmë në Indipendëns, nuk shkonin mirë. Ata nuk pajtoheshin për shumë gjëra. Disa njerëz në qytet ishin të zemëruar dhe donin që t’i bënin shenjtorët të largoheshin.
Doktrina e Besëlidhje 57:1–3; Saints [Shenjtorët], 1:171–174
Eduard Partrixhi ishte peshkop në Indipendëns. Ai erdhi në një takim me drejtuesit e qytetit. Ata thanë se shenjtorët duhej të largoheshin nga Indipendënsi. Peshkopi Partrixh e dinte se Perëndia donte që shenjtorët të ndërtonin Sionin në Indipendëns. Ai tha se shenjtorët nuk mund të largoheshin.
Saints [Shenjtorët], 1:176
Burra të zemëruar filluan të shkatërronin shtëpitë dhe ndërtesat që kishin ndërtuar shenjtorët.
Saints [Shenjtorët], 1:177–178, 182
Burrat i morën Peshkopin Partrixh dhe një burrë tjetër të quajtur Çarls Alen nga shtëpitë e tyre. Ata i tërhoqën zvarrë të dy burrat në qendër të qytetit.
Saints [Shenjtorët], 1:179
Peshkopi Partrixh tha: “Nëse duhet të vuaj për fenë time, nuk do të bëj asgjë më tepër se të tjerët para meje”. Burrat i hodhën përtokë Peshkopin Partrixh dhe Çarlsin. Ata ua mbuluan trupin me katran të nxehtë dhe pupla.
Saints [Shenjtorët], 1:179–180
Ulliam Mek‑Lelini, një anëtar i Kishës në Indipendëns, dëgjoi për atë që po bënin njerëzit e zemëruar. Ai u frikësua dhe vrapoi të fshihej në pyll.
Saints [Shenjtorët], 1:182
Uilliami vrau mendjen se çfarë do të ndodhte po ta gjenin njerëzit e zemëruar. A do të thoshte ai prapëseprapë se Libri i Mormonit ishte i vërtetë, edhe nëse do të përpiqeshin ta vrisnin për këtë?
Saints [Shenjtorët], 1:182–183
Miqtë e Uilliamit, Oliver Kaudëri dhe Dejvid Uitmeri, e gjetën atë në pyll. Uilliami e dinte se Oliveri dhe Dejvidi besonin në Librin e Mormonit. Një engjëll ua kishte treguar fletët e arta. “Më thoni”, – i pyeti ata Uilliami, – “a është i vërtetë ai Libër i Mormonit?”
Saints [Shenjtorët], 1:183
Oliveri dhe Dejvidi i thanë Uilliamit se Libri i Mormonit është i vërtetë. Ata thanë se edhe sikur burrat e zemëruar të përpiqeshin t’i vrisnin, ata kurrë nuk do të ndalonin së dhëni dëshminë e tyre para njerëzve. “Ju besoj”, – tha Uilliami.
Doktrina e Besëlidhje 17:3–6; Saints [Shenjtorët], 1:183