“Parli Kërkon Falje”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)
“Parli Kërkon Falje”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje
janar–korrik 1837
Parli Kërkon Falje
Një dëshmi e një miku ia forcon besimin
Kur erdhi koha që Thenkfulit dhe Parli Pratit t’u vinte në jetë fëmija i tyre, ata u kthyen në shtëpi nga misioni i tyre në Kanada. Lindën një djalë të shëndetshëm, ashtu siç kishte premtuar Zoti.
Saints [Shenjtorët], 1:270
Fatkeqësisht, Thenkfuli vdiq disa orë pasi lindi foshnja. Parli e dinte se nuk do të ishte në gjendje të kujdesej për foshnjën pa të. Ai i kërkoi një gruaje në Kirtland të kujdesej për foshnjën ndërkohë që u kthye në Kanada për të përfunduar misionin e tij.
Saints [Shenjtorët], 1:270
Në Kirtland, Jozef Smithi hapi një bankë për të mbledhur para për punën e Perëndisë. Ai u kërkoi njerëzve të lejonin që banka të përdorte paratë e tyre në mënyrë që të tjerët t’i merrnin ato hua. Por, për shumë arsye, banka nuk kishte para të mjaftueshme dhe duhej të mbyllej. Banka të tjera në Shtetet e Bashkuara po falimentonin gjithashtu.
Saints [Shenjtorët], 1:260–261, 264–268.
Jeta u bë e vështirë për shenjtorët. Disa prej tyre humbën punën dhe tani nuk kishin para të mjaftueshme për të blerë ushqime apo veshje. Disa njerëz ishin të zemëruar me Jozefin, madje edhe disa prej miqve të tij të ngushtë. Ata menduan se Jozefi nuk ishte një profet i vërtetë sepse banka falimentoi.
Saints [Shenjtorët], 1:264–268, 272–275
Ndërsa kjo po ndodhte, Parli u kthye në shtëpi nga misioni. Problemet me bankën ia vështirësuan jetën edhe Parlit. Ai nuk do të kishte para të mjaftueshme për të paguar shtëpinë e tij dhe nuk do të kishte një vend për të jetuar.
Saints [Shenjtorët], 1:270–271
Tani Parli ishte i zemëruar edhe me Jozefin. Ai i shkroi një letër Jozefit. I tha Jozefit se ende besonte në Librin e Mormonit. Por ai tha gjithashtu gjëra të pahijshme për Profetin. I tha Jozefit se e pati gabim që i shkoi ndër mend të hapte një bankë.
Saints [Shenjtorët], 1:271
Më vonë, disa prej miqve të Parlit nga Kanadaja erdhën në Kirtland. Parli u mësoi atyre për ungjillin dhe ata ishin të lumtur që e shihnin atë sërish.
Saints [Shenjtorët], 1:279–280
Por ata ishin gjithashtu të habitur që Parli dhe shumë njerëz të tjerë e kishin humbur besimin e tyre se Jozef Smithi ishte një profet.
Saints [Shenjtorët], 1:279–280
Njëri prej miqve të Parlit nga Kanadaja ishte Xhon Tejlori. Kur Parli e pa atë, ai i tregoi Xhonit se sa i zemëruar ishte me Jozef Smithin. Ai i tha Xhonit që të mos e ndiqte më Jozefin.
Saints [Shenjtorët], 1:280
Xhoni i kujtoi Parlit se kur ishin në Kanada, Parli kishte dhënë dëshminë e tij se Jozef Smithi ishte një profet i vërtetë. “Tani unë kam të njëjtën dëshmi”, – tha Xhoni. “Nëse puna ishte e vërtetë gjashtë muaj më parë, është e vërtetë edhe sot. Nëse Jozef Smithi ishte në atë kohë një profet, ai është një profet edhe tani.”
Saints [Shenjtorët], 1:280
Parli e dinte se shoku i tij, Xhoni, kishte të drejtë. Atij i erdhi keq për letrën që kishte shkruar me zemërim ndaj Jozefit. E dinte se Jozefi po bënte më të mirën për të bërë punën e Zotit. Problemet me bankën nuk nënkuptonin se Jozefi nuk ishte një profet i vërtetë i Jezu Krishtit.
Saints [Shenjtorët], 1:283
Parli i shkoi në shtëpi Jozefit. I tha Jozefit se i vinte keq për gjërat e pahijshme që kishte thënë. Jozefi e fali Parlin, u lut për të dhe e bekoi. Parli shërbeu në misione të tjera të shumta dhe u tha njerëzve anembanë botës se Jozef Smithi ishte profeti i Zotit.
Doktrina e Besëlidhje 64:7–11; Saints [Shenjtorët], 1:283