“Ndërtimi i Tempullit të Kirtlandit”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)
“Ndërtimi i Tempullit të Kirtlandit”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje
dhjetor 1832 – mars 1836
Ndërtimi i Tempullit të Kirtlandit
Një shtëpi e veçantë për Zotin
Zoti i tha Jozef Smithit se ishte koha që shenjtorët të ndërtonin një shtëpi të veçantë në Kirtland. Kjo shtëpi do të ishte një tempull, një vend ku Zoti do të vizitonte popullin e Tij dhe do të bënte premtime me ta. Ai do t’u jepte atyre një dhuratë të veçantë në tempullin e Tij. Ai e quajti dhuratën një dhurim fuqie.
Doktrina e Besëlidhje 88:119; 95:8; Saints [Shenjtorët], 1:205
Shenjtorët nuk e filluan ndërtimin e tempullit menjëherë. Disa muaj më vonë, Zoti u kujtoi atyre se tempulli ishte shumë i rëndësishëm. Hajrëm Smithi vrapoi në shtëpinë e prindërve të tij për të mbledhur vegla pune. Kur mamaja e pyeti se ku po shkonte, ai tha se donte të ishte i pari që do të punonte në shtëpinë e Zotit.
Shenjtorët në Kirtland filluan ndërtimin e tempullit. Për të u shpenzuan shumë para dhe u desh shumë punë. Anëtarë të Kishës si Sidni Rigdoni, dhanë shumë para për të ndërtuar tempullin. Ata ishin të emocionuar që do të zbatonin urdhërimet e Zotit dhe do të merrnin bekimet e Tij në shtëpinë e Tij.
Saints [Shenjtorët], 1:209–211
Ndërsa shenjtorët punonin në tempull, atyre po u mbaronin paratë. Sidni dhe udhëheqës të tjerë të Kishës ishin të shqetësuar. Sidni iu lut Perëndisë për ndihmë.
Saints [Shenjtorët], 1:210–211
Një anëtare e Kishës e quajtur Karolina Tipets dhe familja e saj, kishin kursyer shumë para. Karolina lejoi që Kisha të merrte borxh para nga familja e saj për të ndihmuar në ndërtimin e tempullit.
Saints [Shenjtorët], 1:211–213
Shumë shenjtorë në Kirtland punuan fort për ta ndërtuar tempullin. Disa tërhoqën karroca plot me gurë deri në tempull. Të tjerë përgatitën veshje dhe ushqime për punëtorët. Fëmijët mblodhën copa xhamash të thyer për t’i thërrmuar dhe për t’i vendosur në muret e tempullit në mënyrë që ato të shkëlqenin dhe të ndriçonin nga rrezet e diellit.
Saints [Shenjtorët], 1:210, 219, 221
Shpejt tempulli përfundoi! Shenjtorët ishin të emocionuar që do të shkonin në shtëpinë e Zotit për të marrë bekimet që Ai u kishte premtuar atyre.
Saints [Shenjtorët], 1:221