Histori nga Shkrimet e Shenjta
Burgu i Libertisë


“Burgu i Libertisë”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)

“Burgu i Libertisë”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje

tetor 1838 – mars 1839

Burgu i Libertisë

Gjetja e Zotit gjatë kohëve të vështira

Ushtarët duke i nxjerrë shenjtorët nga shtëpitë e tyre në Misuri.

Shumë njerëz që jetonin në Misuri, nuk i pëlqenin shenjtorët. Guvernatori dërgoi ushtarë për t’i detyruar që të largoheshin. Ushtarët i nxorën shenjtorët nga shtëpitë e tyre, ua vodhën gjërat dhe lënduan shumë prej tyre.

Saints [Shenjtorët], 1:355–356, 362, 364

Ushtarët duke arrestuar Jozef Smithin dhe udhëheqës të tjerë të Kishës.

Ushtarët arrestojnë Profetin Jozef Smith dhe udhëheqës të tjerë të Kishës.

Saints [Shenjtorët], 1:357–358

Djali i Jozef Smithit duke qarë ndërkohë që Jozefi merret si i burgosur.

Jozefi i pyeti nëse mund të kalonte pak kohë vetëm me familjen e tij. Ushtarët i thanë “jo”. Ata i larguan Jozefin dhe të burgosurit e tjerë.

Saints [Shenjtorët], 1:366

Jozefi duke u thënë rojave të ndalojnë bisedën.

Një natë, Jozefi dhe të burgosurit e tjerë i dëgjuan rojat e tyre teksa qeshnin për gjërat e këqija që u kishin bërë shenjtorëve. Jozefi nuk mundi ta duronte më këtë. Ai u ngrit në këmbë dhe bërtiti: “Heshtje!” Ai foli me fuqinë e Perëndisë. Rojat u frikësuan. Ata kërkuan ndjesë dhe e ndaluan bisedën.

Saints [Shenjtorët], 1:367–368

Jozefi dhe miqtë e tij në Burgun e Libertisë.

Më vonë, Jozefi dhe miqtë e tij u futën në një burg në një qytet të quajtur Liberti. Burgu ishte shumë i ftohtë, i vogël dhe i errët. Ata kishin vetëm pak kashtë të ndotur për të fjetur. Kishte vetëm pak ushqim dhe ushqimi u shkaktoi neveri.

Saints [Shenjtorët], 1:369–370, 374, 384–385

Jozefi duke u shqetësuar për shenjtorët.

Jozefi mendoi shumë për shenjtorët. Ai i donte ata. Shqetësohej për ta. Por nuk mund të bënte asgjë për t’i ndihmuar ata.

Saints [Shenjtorët], 1:385–386

Jozefi duke u lutur në Burgun e Libertisë.

Jozefi u lut shumë. Ai e pyeti Perëndinë se ku ishte dhe pse nuk po i ndihmonte shenjtorët. A e kishte harruar Perëndia atë dhe Kishën?

Doktrina e Besëlidhje 121:1–6

Jozefi duke marrë një përgjigje për lutjen e tij.

Perëndia iu përgjigj lutjes së Jozefit. Ai tha: “Biri im, paqe i qoftë shpirtit tënd”. Ai i tha Jozefit se sfidat e tij nuk do të zgjatnin përgjithmonë dhe se ato do të ishin për të mirën e tij. Perëndia i kujtoi Jozefit se Jezu Krishti kishte kaluar gjëra edhe më të vështira. Ai premtoi se do të ishte me Jozefin “përherë e përgjithmonë”.

Doktrina e Besëlidhje 121:7; 122:5–9