Histori nga Shkrimet e Shenjta
Familja Xheksën


“Familja Xheksën”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)

“Familja Xheksën”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje

maj–nëntor 1856

Familja Xheksën

Një udhëtim besimi dhe shpëtimi

Familja Xheksën duke hipur në një anije në Liverpul të Anglisë.

Pasi grupi i parë i shenjtorëve shkoi në Luginën e Solt‑Lejkut, mijëra shenjtorë të tjerë shkuan po ashtu. Ata bënë një rrugë të gjatë dhe Zoti i ndihmoi. Një familje që e bëri udhëtimin, ishte familja Xheksën. Ata u larguan nga shtëpia e tyre në Angli dhe ishin të emocionuar që do të shkonin t’i ndihmonin shenjtorët të ndërtonin Sionin.

Doktrina e Besëlidhje 136:1–11; Saints [Shenjtorët], 2:222–223

Familja Xheksën duke udhëtuar me anije.

Familja Xheksën e kaloi oqeanin me një anije. Pastaj morën trenin për një pjesë të rrugës deri në Luginën e Solt‑Lejkut. Pjesën tjetër të rrugës do t’iu duhej ta bënin në këmbë.

Saints [Shenjtorët], 2:222–223

Familja Xheksën duke ngarkuar karrocën e tyre të dorës.

Ata bënë një karrocë të vogël dore për të transportuar ushqimin, veshjet dhe gjëra të tjera që donin të sillnin. Shumë shenjtorë arritën shëndoshë e mirë në luginë në këtë mënyrë.

Saints [Shenjtorët], 2:223–226

Familja Xheksën duke udhëtuar me karrocën e tyre të dorës drejt perëndimit.

Elizabeta dhe Aron Xheksëni tërhoqën karrocën e tyre të dorës që ishte e rëndë. Fëmijët e tyre, Marta, Meri dhe Aroni i Riu ecën më këmbë. Ishte punë e vështirë. Ata shpresonin të arrinin në luginë para se të vinte dimrit. Por kur erdhi vjeshta, ata kishin ende shumë rrugë për të bërë. Po fillonte të bënte ftohtë dhe po u mbaronte ushqimi.

Saints [Shenjtorët], 2:223–226, 229, 231–232

Brigam Jangu u kërkon shenjtorëve në Solt‑Lejk t’i ndihmojnë shenjtorët që po udhëtojnë drejt perëndimit.

Në Solt‑Lejk‑Siti, Brigam Jangu mësoi për shenjtorët që po vinin drejt luginës. U shqetësua për ta. Të nesërmen në kishë, ai i tha gjithsecilit se këta shenjtorë ishin në telashe. U kërkoi t’i mbushnin karrot me gjëra për të cilat shenjtorët do të kishin nevojë. “Shkoni dhe sillini këtu ata njerëz”, – tha ai.

Saints [Shenjtorët], 2:229–230

Shenjtorët në Solt‑Lejk duke mbledhur artikuj për të ndihmuar shenjtorët që po udhëtonin drejt perëndimit.

Gratë që ishin në mbledhje i hoqën çorapet e ngrohta dhe i vendosën në karro. Të tjerët dhanë ushqime, batanije, këpucë dhe veshjet e tyre. Dy ditë më vonë, më shumë se 50 burra dhe 20 karro u nisën nga lugina për të shkuar në ndihmë.

Saints [Shenjtorët], 2:230

Aron Xheksëni dhe shenjtorë të tjerë duke kaluar lumin North Plat.

Teksa familja Xheksën vazhdonte të ecte, filloi të binte dëborë. Aroni u sëmur rëndë. Ai e kishte të vështirë të ecte. Shenjtorët duhej të kalonin përmes një lumi të ngrirë dhe kjo e bëri Aronin edhe më të dobët. Atë natë, Aroni vdiq. Fatkeqësisht, familja e tij do të duhej të vazhdonte rrugën pa të.

Saints [Shenjtorët], 2:232–234

Familja Xheksën dhe shenjtorë të tjerë duke tërhequr karrocat e tyre të dorës në dëborë.

Të nesërmen në mëngjes, kishte më shumë dëborë në tokë. Familja Xheksën dhe shenjtorët e tjerë i shtynë dhe i tërhoqën karrocat e tyre të dorës nëpër dëborë. Ata luteshin çdo ditë që Perëndia t’i ndihmonte.

Doktrina e Besëlidhje 136:29; Saints [Shenjtorët], 2:234–235

Elizabet Xheksëni duke parë në ëndërr bashkëshortin e saj.

Një natë, Elizabeta ishte e shqetësuar për fëmijët e saj. Ata ishin të uritur dhe kishin ftohtë. A do t’ia dilnin mbanë që të shkonin në Luginën e Solt‑Lejkut? Ra në gjumë dhe në ëndërr iu bë sikur pa Aronin. Ai i tha: “Gëzohu, Elizabeta!” Ai i tha se po u vinte ndihmë.

Saints [Shenjtorët], 2:235–236

Njerëz duke mbërritur për të ndihmuar shenjtorët.

Aroni kishte pasur të drejtë. Shpejt, burrat nga Solt‑Lejku mbërritën me karrot e tyre. Ata u dhanë shenjtorëve ushqim dhe veshje. Shenjtorët u gëzuan, qeshën dhe i përqafuan burrat. Ata kënduan një himn dhe e falënderuan Atin Qiellor që iu përgjigj lutjeve të tyre.

Doktrina e Besëlidhje 136:28; Saints [Shenjtorët], 2:236

Shenjtorët që po udhëtonin, më në fund duke mbërritur në Luginën e Solt‑Lejkut.

Ishte e diel ditën kur më në fund mbërritën në luginë. Brigam Jangu u tha anëtarëve të Kishës në Solt‑Lejk‑Siti se në vend që të shkonin në kishë, duhej të shkonin për të mirëpritur shenjtorët që kishin mbërritur. Ata i mirëpritën shenjtorët të cilët kishin ftohtë e ishin të lodhur, dhe i ftuan të qëndronin në shtëpitë e tyre.

Saints [Shenjtorët], 2:239–240