Histori nga Shkrimet e Shenjta
Largimi nga Navuja dhe Vajtja drejt Perëndimit


“Largimi nga Navuja dhe Vajtja drejt Perëndimit”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)

“Largimi nga Navuja dhe Vajtja drejt Perëndimit”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje

qershor 1844 – korrik 1847

Largimi nga Navuja dhe Vajtja drejt Perëndimit

Shenjtorët i bëjnë dhe i mbajnë premtimet e tyre ndaj Zotit

Brigam Jangu duke mbikëqyrur përfundimin e Tempullit të Navusë.

Jozef Smithi kishte vdekur. Tani Brigam Jangu dhe Apostujt e tjerë e udhëhiqnin Kishën. Brigami e dinte se shenjtorët nuk ishin më të sigurt në Navu. Atyre do t’u duhej të largoheshin. Por së pari, Zoti donte që ata ta përfundonin ndërtimin e tempullit. Ai donte që ata të bënin besëlidhje me Të dhe të vuloseshin si familje.

Saints [Shenjtorët], 1:571, 579–580

Brigami duke i ndihmuar shenjtorët të marrin bekimet në tempull.

Pas disa muajsh, tempulli ishte gati që njerëzit të bënin besëlidhje atje. Mijëra shenjtorë erdhën në tempull. Brigami qëndroi në tempull deri natën vonë për t’i ndihmuar ata të bënin besëlidhje me Zotin. Më në fund, Brigami u tha të gjithëve se duhej të largoheshin nga Navuja.

Saints [Shenjtorët], 1:582

Brigami duke u thënë shenjtorëve se duhej të largoheshin nga Navuja.

Kur Brigami u zgjua të nesërmen në mëngjes, më shumë shenjtorë po prisnin në tempull. Brigami u tha atyre se nuk ishte i sigurt qëndrimi në Navu. Ata duhej të gjenin një shtëpi të re në perëndim. Ai premtoi se mund të ndërtonin një tempull të ri kur të mbërrinin atje.

Saints [Shenjtorët], 1:582–583, 2:13–14

Shenjtorët duke iu përgjëruar Brigamit që të marrin bekimet në tempull.

Por shenjtorët nuk u larguan. Ata donin të bënin besëlidhje me Zotin përpara se të fillonin udhëtimin e tyre drejt një shtëpie të re.

Saints [Shenjtorët], 1:583

Brigami duke vazhduar t’i ndihmonte shenjtorët të merrnin bekimet në tempull.

Brigami pa fytyrat e tyre dhe ndërroi mendje. Ai e kaloi pjesën tjetër të ditës dhe të nesërmen duke i ndihmuar shenjtorët të bënin besëlidhje në tempull.

Saints [Shenjtorët], 1:583

Shenjtorët duke u larguar nga Navuja dhe duke filluar udhëtimin e tyre drejt perëndimit.

Tani që shenjtorët kishin bërë besëlidhje me Zotin, ishte koha të largoheshin nga Navuja. Brigami e dinte se Zoti kishte një vend të përgatitur për ta. Ai e kishte parë atë në një vegim. Ata filluan udhëtimin e tyre. Moti ishte i ftohtë dhe toka ishte me baltë. Njerëzit u sëmurën. Atyre tashmë po iu mbaronin ushqimet.

Saints [Shenjtorët], 2:16–18, 20–21

Brigami dhe njerëz të tjerë duke jetuar në një kamp në dëborë.

Shenjtorët kishin një rrugë të gjatë për të bërë. Brigami pyeste veten se si mund të bënin një udhëtim kaq të gjatë dhe të vështirë. Ai u lut për ndihmën e Perëndisë.

Saints [Shenjtorët], 2:46

Shenjtorët duke u kujdesur për njëri‑tjetrin në Lagjet Dimërore.

Zoti i dha Brigamit një zbulesë. Ai i mësoi Brigamit si t’i udhëhiqte shenjtorët. Ai tha se ata duhet ta ndihmonin njëri‑tjetrin që të kujdeseshin për të varfrit.

Doktrina e Besëlidhje 136:1–8

Shenjtorët duke vazhduar udhëtimin e tyre drejt perëndimit në pranverë.

Zoti tha se shenjtorët duhet të kujtonin besëlidhjet që kishin bërë me Të. Nëse do ta bënin këtë, Ai do t’i bekonte dhe do t’i ndihmonte në udhëtimin e tyre.

Doktrina e Besëlidhje 136:4, 11, 42; Saints [Shenjtorët], 2:47

Një familje duke u gjunjëzuar pranë një varri.

Udhëtimi ishte ende shumë i vështirë. Disa njerëz vdiqën. Por për shkak të besëlidhjeve të tyre në tempull, shenjtorët e dinin se do t’i shihnin përsëri pjesëtarët e tyre të familjes.

Uillford Udrafi dhe Brigam Jangu duke mbërritur në Luginën e Solt‑Lejkut.

Disa muaj më vonë, shenjtorët e parë mbërritën në Luginën e Solt‑Lejkut në vitin 1847. Kur Brigam Jangu pa luginën, ai tha: “Ky është vendi i duhur”. Ishte i njëjti vend që ai kishte parë në një vegim. Ky ishte vendi ku shenjtorët do të ishin të sigurt. Këtu ata mund të adhuronin Zotin dhe ta kryenin veprën e Tij në paqe.

Saints [Shenjtorët], 2:17, 64–67

Një montazh tempujsh dhe shenjtorësh anembanë botës.

Me kalimin e viteve, mbërritën gjithnjë e më shumë shenjtorë. Ata ndërtuan shumë më tepër tempuj, ku njerëzit mund të bënin besëlidhje me Zotin. Ata dërguan misionarë në të gjithë botën për të dhënë mësim ungjillin e Jezu Krishtit. Kisha e Shpëtimtarit vazhdoi të rritej, duke i bekuar fëmijët e Atit Qiellor kudo.