Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kampi i Izraelit


“Kampi i Izraelit”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)

“Kampi i Izraelit”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje

nëntor 1833 – shkurt 1835

Kampi i Izraelit

Të mësuarit për t’i mirëbesuar Zotit

Shenjtorët në Misuri duke jetuar në çadra.

Shenjtorët që kishin jetuar në Indipendëns të Misurit, kishin nevojë për ndihmë. Ata kishin punuar shumë për të ndërtuar Sionin, siç u kishte kërkuar Perëndia. Por njerëz të tjerë në qytet nuk i donin ata atje. Ata i detyruan shenjtorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Saints [Shenjtorët], 1:195

Jozef Smithi duke mësuar për vështirësitë e shenjtorëve në Misuri.

Jozef Smithi po jetonte në Kirtland [në atë kohë]. Ai dëgjoi për atë që u ndodhi shenjtorëve në Misuri, dhe u trishtua. U lut që të dinte se ç’duhej të bënte. Zoti i tha Jozefit të gjente njerëz që të shkonin me të në Misuri. Ata shpresonin se qeveria do t’i ndihmonte shenjtorët që t’u ktheheshin sërish shtëpitë.

Doktrina e Besëlidhje 103:1–2, 11–20, 30–34; Saints [Shenjtorët], 1:195–196

Kampi i Izraelit duke u përgatitur për të ndihmuar shenjtorët në Misuri.

Rreth 100 njerëz dolën vullnetarë për t’u bashkuar me të. Profeti e quajti këtë grup “Kampi i Izraelit”. Ata ishin të emocionuar që po shkonin për të ndihmuar shenjtorët në Misuri.

Saints [Shenjtorët], 1:197–199

Jozefi duke përshëndetur Brigam Jangun, Hibër Kimballin dhe Uillford Udrafin.

Brigam Jangu dhe miku i tij, Hibër Kimballi, ishin pjesë e grupit. Një i ri me emrin Uillford Udrafi erdhi nga Nju‑Jorku për të ndihmuar.

Saints [Shenjtorët], 1:197–198

Anëtarët e Kampit të Izraelit duke u çlodhur.

Më shumë njerëz iu bashkuan kampit. Ata marshuan për një muaj të tërë dhe kaluan një lumë të gjerë në Misuri. Ishin të lodhur dhe kishin dhembje. Marshimi i gjatë kishte bërë që disa njerëz të ndiheshin edhe të acaruar. Ata kishin ende një rrugë të gjatë për të bërë për të mbërritur në qytetin e Indipendënsit.

Saints [Shenjtorët], 1:200–201

Një grua duke i thënë Jozefit se një grup burrash po kërkon Kampin e Izraelit.

Ndërsa po vazhdonin të marshonin, një grua u thirri atyre. Ajo tha se disa burra po vinin për t’i vrarë.

Saints [Shenjtorët], 1:203

Pesë burra mbi kuaj duke kërcënuar Jozefin dhe Kampin e Izraelit.

Kampi i Izraelit ndaloi për ta kaluar natën në një kodër që binte mbi një lumë. Kur e ngritën kampin, pesë burra u afruan drejt tyre mbi kuaj. Ata u mburrën se 300 burra të tjerë ishin rrugës për të sulmuar kampin. Shumë anëtarë të Kampit të Izraelit ishin të shqetësuar. Jozefi u tha atyre të kishin besim se Perëndia do t’i ndihmonte.

Saints [Shenjtorët], 1:203

Jozefi dhe njerëz të tjerë duke gjetur strehë brenda një kishe.

Shpejt qielli u mbush me re gri. Filloi të binte shi i rrëmbyeshëm. Lumi u thellua. Era i rrëzoi pemët. Rrufeja shkreptiu në qiell. Jozefi dhe njerëz të tjerë gjetën një kishë të vogël ku mund të ishin të sigurt. Ata kënduan himne gjatë gjithë natës. “Perëndia ka dorë në këtë stuhi!” – tha Jozefi.

Saints [Shenjtorët], 1:203–204

Jozefi duke u thënë anëtarëve të Kampit të Izraelit se mund të shkonin në shtëpi.

Stuhia i kishte ndaluar njerëzit që donin t’i sulmonin. Kampi ishte i sigurt. Por qeveria tha se nuk do t’i ndihmonte shenjtorët. Zoti i tha Jozefit se Kampi i Izraelit mund të shkonte në shtëpi. Shenjtorët duhet ta ndërtonin Sionin duke zbatuar urdhërimet e Perëndisë. Ai u premtoi se Ai do t’i “lufto[nte] beteja[t] për Sionin”.

Doktrina e Besëlidhje 105:1–19; Saints [Shenjtorët], 1:204–205

Anëtarë nga Kampi i Izraelit duke biseduar me njëri‑tjetrin.

Disa anëtarë të kampit u mërzitën kur e dëgjuan këtë. Ata ishin të trishtuar që nuk arritën të luftonin për Sionin. Disa njerëz menduan se Kampi i Izraelit kishte dështuar. Por të tjerë, të tillë si Brigam Jangu, Hibëri dhe Uillfordi, ishin mirënjohës për mundësinë që të ishin me Profetin Jozef dhe të mësonin prej tij.

Saints [Shenjtorët], 1:205–206

Brigam Jangu duke u veçuar si Apostull i Jezu Krishtit.

Më vonë, Zoti i tha Jozef Smithit të thërriste Dymbëdhjetë Apostuj për të ndihmuar në udhëheqjen e Kishës së Tij. Apostujt do të ishin dëshmitarë të veçantë të emrit të Jezu Krishtit në të gjithë botën. Tetë nga Dymbëdhjetë Apostujt kishin marshuar në Kampin e Izraelit. Shërbimi me Jozefin i ndihmoi ata të përgatiteshin për këtë thirrje të rëndësishme.

Doktrina e Besëlidhje 18:26–27; 107:23; Saints [Shenjtorët], 1:214–217