Histori nga Shkrimet e Shenjta
Familja Martins


“Familja Martins”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)

“Familja Martins”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje

prill 1972 – nëntor 1978

Familja Martins

Duke pritur për bekimet e Zotit

Helvesio Martinsi duke u kthyer me makinë nga puna për në shtëpi.

Helvesio Martinsi po kthehej me makinë nga puna në shtëpi, në Rio‑de‑Zhaneiro, Brazil. Rruga kishte aq shumë makina sa asnjëra prej tyre nuk mund të lëvizte. Helvesio mendoi për jetën e tij. Kishte një punë të mirë. E donte bashkëshorten e tij, Rudën, dhe dy fëmijët e tij, Markusin dhe Marisën. Por ndjeu se i mungonte diçka.

Saints [Shenjtorët], 4:229–230

Helvesio duke u gjunjëzuar në lutje.

Helvesio doli nga makina dhe filloi të lutej. “Perëndia im”, – tha ai, – “e di që je diku atje, por nuk e di se ku.” Ai i tha Atit Qiellor se familja e tij po kërkonte diçka dhe se kishin nevojë për ndihmën e Tij. Pastaj Helvesio u fut në makinë dhe iku në shtëpi.

Saints [Shenjtorët], 4:230

Familja Martins duke përshëndetur misionarët shenjtorë të ditëve të mëvonshme.

Më vonë, Zoti dërgoi misionarë nga Shtetet e Bashkuara. Ata e vizituan familjen Martins. Helvesio vuri re se ata sillnin një shpirt paqësor në shtëpinë e tij. E dinte se, në atë kohë, njerëzit me lëkurë të errët shpesh nuk trajtoheshin mirë në Shtetet e Bashkuara. Ai i pyeti: “Si i trajton feja juaj zezakët?”

Saints [Shenjtorët], 4:230–231

Misionarët duke i shpjeguar familjes Martins kufizimet e tempullit dhe të priftërisë.

Misionarët shpjeguan se të gjithë fëmijët e Perëndisë mund të pagëzoheshin. Por në atë kohë, zezakët me paraardhës nga Afrika nuk mund ta mbanin priftërinë apo të merrnin shumicën e bekimeve të tempullit. Helvesio dhe Ruda kishin shumë pyetje të tjera. Misionarët bënë çmos për t’iu përgjigjur atyre.

Saints [Shenjtorët], 4:231

Presidenti i Kishës, Dejvid O. Mek‑Kei, duke u gjunjëzuar në lutje.

Për vite të tëra, profetët ishin lutur për të ditur se kur mund t’u jepeshin të gjithë njerëzve bekimet e priftërisë dhe të tempullit.

Saints [Shenjtorët], 4:71

Familja Martins duke përshëndetur njerëzit në një mbledhje të Kishës.

Helvesio dhe Ruda vendosën të provonin të shkonin në kishë. Shenjtorët atje ishin shumë të dashur dhe të mirë. Familjes Martins i pëlqente ajo që mësonin në kishë.

Saints [Shenjtorët], 4:231–232

Familja Martins duke vendosur për t’u pagëzuar.

Një ditë, rrugës për në shtëpi pas kishe, Markusi i tha familjes së vet se kishte vënë re që ata dukeshin më të lumtur. “E di çfarë po e shkakton këtë”, – tha Markusi. “Ungjilli i Jezu Krishtit.” Pjesa tjetër e familjes e dinte që Markusi kishte të drejtë. Ata vendosën të pagëzoheshin dhe konfirmoheshin.

Saints [Shenjtorët], 4:232

Helvesio dhe Ruda duke vizituar vendin e Tempullit të San‑Paolos në Brazil.

Vite më vonë, shenjtorët në Brazil ishin të zënë me ndërtimin e një tempulli. Familja Martins ishte e emocionuar, por edhe e trishtuar. Ata nuk do të mund të hynin në tempull pasi ai të përkushtohej. “Mos u shqetëso”, – i tha Helvesio Rudës. “Zoti di gjithçka.”

Saints [Shenjtorët], 4:293–294

Çifti Martins duke biseduar me një mik.

Nuk ishte e lehtë të qëndroje besnik. Njerëzit talleshin me familjen Martins. Edhe miqtë e tyre nuk mund ta kuptonin pse ata qëndronin në Kishë. Por Helvesio dhe familja e tij e dinin se ishte Kisha e Jezu Krishtit.

Saints [Shenjtorët], 4:251–252

Ruda duke biseduar me Helvesion rreth fundit të kufizimeve për tempullin dhe priftërinë.

Një ditë, kur Helvesio u kthye në shtëpi nga puna, Ruda tha: “Kam lajme, lajme të mahnitshme!” Pasi agjëroi dhe u lut shumë, profeti, Presidenti Spenser W. Kimball, kishte marrë një zbulesë. Perëndia i tha atij se kushdo, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës, mund të kishte çdo bekim të priftërisë dhe të tempullit.

Deklarata Zyrtare 2; Saints [Shenjtorët], 4:318–319

Familja Martins duke adhuruar në tempull.

Familja Martins dhe shumë njerëz të tjerë kishin pritur shumë gjatë. Tani pritjes i kishte ardhur fundi! Helvesio dhe Markusi morën priftërinë. Helvesio, Ruda dhe fëmijët e tyre u vulosën si familje në tempull. Tani ata mund të merrnin të gjitha bekimet e ungjillit.

Saints [Shenjtorët], 4:319–321