“Teli i Shërben Zotit”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)
“Teli i Shërben Zotit”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje
prill 1844 – mars 1852
Teli i Shërben Zotit
Ndërtimi i Kishës në Tubuai
Një grua me emrin Teli jetonte në një ishull të vogël të quajtur Tubuai. Misionarë nga kisha të ndryshme ndonjëherë e vizitonin Tubuain, por zakonisht nuk qëndronin shumë gjatë. Një ditë në vitin 1844, Teli u emocionua kur dëgjoi se misionarë nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme kishin mbërritur në Tubuai.
Doktrina e Besëlidhje 1:1; 133:8
Misionarët ishin duke shkuar drejt disa ishujve më të mëdhenj. Por njerëzit në Tubuai donin që ata të qëndronin dhe të predikonin ungjillin. Teli dhe bashkëshorti i saj, Nabota, thanë se misionarët mund të qëndronin në shtëpinë e tyre. Një nga misionarët, Adison Prati, ra dakord.
Saints [Shenjtorët], 1:573–574
Teli dhe Nabota ndanë me Adisonin gjithçka që kishin. Ata e mësuan të fliste gjuhën e tyre. Adisoni më pas u mësoi atyre për Jezu Krishtin.
Fryma e Shenjtë u tha Telit dhe Nabotës se ungjilli i Shpëtimtarit është i vërtetë. Ata ishin njerëzit e parë në Tubuai që u pagëzuan.
Saints [Shenjtorët], 1:573–574
Teli, Nabota dhe Adisoni u bënë miq të ngushtë. Ata udhëtuan së bashku dhe e dhanë mësim ungjillin në Tubuai dhe ishuj të tjerë. Kur njerëzit u përpoqën t’u thoshin shenjtorëve në Tubuai se nuk duhej të ishin bashkuar me Kishën, Teli u mësoi atyre nga shkrimet e shenjta se Kisha është e vërtetë.
Saints [Shenjtorët], 2:27, 45
Teli donte të ndihmonte më shumë njerëz në Tubuai që të mësonin për ungjillin e Jezu Krishtit. Ajo i vuri muzikës fjalë nga shkrimet e shenjta dhe ftoi grupe të mëdha të këndonin me të mbrëmjeve. Këndimi i këngëve të Telit ndihmoi shumë njerëz t’i mësonin shkrimet e shenjta dhe të kujtonin atë që kishin mësuar.
Vite më vonë, më shumë misionarë erdhën në Tubuai, përfshirë familjen e Adisonit. Teli i mirëpriti ata në shtëpinë e saj. Ajo punoi me bashkëshorten e Adisonit, Luizën, për t’u shërbyer grave në Tubuai.
Saints [Shenjtorët], 2:133–134
Pas njëfarë kohe, misionarët u detyruan të largoheshin nga Tubuai dhe ishujt e tjerë. Por Teli vazhdoi t’u jepte mësim shenjtorëve dhe t’i udhëhiqte ata. Falë shembullit dhe shërbimit të Telit, Kisha në Tubuai mbeti e fortë.
Saints [Shenjtorët], 2:150–151