“Organizohet Kisha e Jezu Krishtit”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)
“Organizohet Kisha e Jezu Krishtit”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje
prill 1830
Organizohet Kisha e Jezu Krishtit
Një mbledhje e gëzueshme kishe
Libri i Mormonit tashmë ishte shtypur dhe fuqia e priftërisë e Perëndisë ishte përsëri në tokë. Zoti i tha Jozef Smithit se ishte koha për të organizuar Kishën e Jezu Krishtit.
Shenjtorët, 1:84
Më 6 prill 1830, rreth 40 gra dhe burra erdhën në shtëpinë e familjes Uitmer për të organizuar Kishën. Zoti i kishte thirrur Jozefin dhe Oliverin për të udhëhequr Kishën e Tij. Jozefi dhe Oliveri u kërkuan njerëzve të ngrinin duart lart për të treguar se i mbështetnin ata si udhëheqësit e tyre.
Doktrina e Besëlidhje 20:1–3; Shenjtorët, 1:84
Më pas, Jozefi dhe Oliveri e bekuan sakramentin. Ata ua dhanë atë njerëzve për t’i ndihmuar ata të kujtonin Jezu Krishtin. Jozefi dhe Oliveri më pas vunë duart mbi kokat e njerëzve që ishin pagëzuar. Ata i konfirmuan ata anëtarë të Kishës dhe u dhanë atyre dhuratën e Frymës së Shenjtë.
Doktrina e Besëlidhje 20:75–79; Shenjtorët, 1:85
Zoti i dha Jozefit një mesazh për Kishën e re. Ai u tha atyre ta shkruanin atë që ndodhi në Kishë. Ai tha se Jozef Smithi ishte profeti i Tij. Ai u premtoi anëtarëve të Kishës se nëse do t’i ndiqnin urdhërimet që i dha Jozefit, Ai do t’i bekonte ata. Djalli nuk do të kishte fuqi mbi ta.
Doktrina e Besëlidhje 21:1–6; Shenjtorët, 1:85
Njerëzit ishin kaq të lumtur që e kishin Kishën e Jezu Krishtit! Pas mbledhjes, u pagëzuan njerëz të tjerë, përfshirë nënën dhe babanë e Jozefit. Kur babai i tij doli nga uji, Jozefi e përqafoi fort. “Jetova sa ta shoh atin tim të pagëzohet në kishën e vërtetë të Jezu Krishtit!” – tha ai.
Shenjtorët, 1:86
Më vonë atë natë, Jozefi shkoi në pyll për të qenë vetëm. Zemra e tij ishte plot gëzim. Kishin kaluar 10 vjet që nga koha kur ai i pa për herë të parë Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Sa shumë gjëra kishin ndodhur që prej asaj kohe! Jozefi ishte tepër mirënjohës që mund të ndihmonte për të rivendosur ose për të sjellë sërish Kishën e Jezu Krishtit!
Shenjtorët, 1:86