Histori nga Shkrimet e Shenjta
Jozefi dhe Oliveri Marrin Çelësat e Priftërisë


“Jozefi dhe Oliveri Marrin Çelësat e Priftërisë”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)

“Jozefi dhe Oliveri Marrin Çelësat e Priftërisë”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje

prill 1836

Jozefi dhe Oliveri Marrin Çelësat e Priftërisë

Jezu Krishti dhe engjëjt vizitojnë Tempullin e Kirtlandit

Jozef Smithi duke u shpërndarë sakramentin shenjtorëve në Tempullin e Kirtlandit.

Një javë pasi u përkushtua Tempulli i Kirtlandit, një mijë shenjtorë u takuan në tempull për të adhuruar Shpëtimtarin. Ishte e diela e Pashkës. Jozef Smithi, Oliver Kaudëri dhe Dymbëdhjetë Apostujt u dhanë shenjtorëve sakramentin.

Doktrina e Besëlidhje 110, kreu i seksionit; Saints [Shenjtorët], 1:239

Jozef Smithi dhe Oliver Kaudëri duke u lutur në Tempullin e Kirtlandit.

Pas sakramentit, Jozefi dhe Oliveri gjetën një vend të qetë në tempull, prapa perdes, për t’u lutur.

Doktrina e Besëlidhje 110, kreu i seksionit; Saints [Shenjtorët], 1:239

Jezu Krishti duke iu shfaqur Jozefit dhe Oliverit.

Kur mbaruan lutjen, ata ngritën sytë. Jezu Krishti po qëndronte para tyre! Ai e dinte që shenjtorët kishin punuar fort për ta ndërtuar tempullin. “E kam pranuar këtë shtëpi”, – tha Ai. Jezusi u tha Jozefit dhe Oliverit se bekimet e tempullit do t’u sillnin gëzim të madh shumë njerëzve.

Doktrina e Besëlidhje 110:1–10

Moisiu duke iu shfaqur Jozefit dhe Oliverit.

Pasi Jezusi u largua, profeti i Dhiatës së Vjetër, Moisiu, iu shfaq Jozefit dhe Oliverit. Ai u dha atyre çelësat e priftërisë për mbledhjen e Izraelit. Kjo do të thoshte se ata mund të udhëhiqnin punën e shpërndarjes së ungjillit. Ata mund të dërgonin misionarë në të gjithë botën për të sjellë njerëz në Kishën e Shpëtimtarit.

Doktrina e Besëlidhje 110:11

Eliasi duke iu shfaqur Jozefit dhe Oliverit.

Më pas, u shfaq profeti Elias. Ai iu dha Jozefit dhe Oliverit çelësat për të rivendosur besëlidhjen e Abrahamit. Kjo nënkuptonte që shenjtorët mund të merrnin nga Zoti të njëjtën besëlidhje që mori Abrahami. Ata do të kishin fuqi për t’ua çuar ungjillin dhe bekimet e Perëndisë njerëzve kudo për shumë vite që do të pasonin.

Doktrina e Besëlidhje 110:12

Elija duke iu shfaqur Jozefit dhe Oliverit.

Më në fund, u shfaq profeti Elija. Ai u dha Jozefit dhe Oliverit çelësat e priftërisë për të vulosur, ose bashkuar, familjet për përjetësinë. Puna që bënë shenjtorët në tempuj, do të pranohej në qiell. Tani Kisha kishte fuqinë për të bërë punën e Shpëtimtarit dhe për t’u përgatitur kur Ai të vinte përsëri në tokë.

Doktrina e Besëlidhje 110:13–16