“Një Mision për tek Indianët e Amerikës”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)
“Një Mision për tek Indianët e Amerikës”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje
tetor 1830 – janar 1831
Një Mision për tek Indianët e Amerikës
Indianët në Delauer e dëgjojnë ungjillin
Menjëherë pasi Parli Prati u pagëzua, Zoti e thirri atë që t’i bashkohej Oliver Kaudërit dhe njerëzve të tjerë në një mision. Ai donte që ata t’ua predikonin ungjillin indianëve të Amerikës. Misionarët udhëtuan për shumë javë nëpër dëborën e dendur. Më në fund, ata takuan Kiktauenundin, kryetarin e indianëve të Delauerit.
Doktrina e Besëlidhje 28:14; 30:5–6; 32; Saints [Shenjtorët], 1:98, 115
Kryetari ishte miqësor me misionarët. Ai i ftoi miqtë e tij që ta dëgjonin mesazhin e tyre. Oliveri tha se ai dhe Parli kishin udhëtuar shumë për t’u sjellë atyre Librin e Mormonit. Ai tregon për njerëz që jetuan në kontinentin amerikan shumë kohë më parë. Perëndia donte që ata ta shpërndanin librin në mënyrë që të gjithë të mund ta njihnin Jezu Krishtin.
Saints [Shenjtorët], 1:115–116
Oliveri i dha Kiktauenundit një kopje të Librit të Mormonit. Ai qe mirënjohës që Oliveri dhe miqtë e tij kishin ardhur nga kaq larg për t’ua shpërndarë atë njerëzve të tij. Ai i tha Oliverit dhe Parlit se donte që ata të ktheheshin për t’ua lexuar Librin e Mormonit atyre dhe për t’u dhënë mësim më shumë rreth tij.
Saints [Shenjtorët], 1:116–117