Histori nga Shkrimet e Shenjta
Familja Janagida


“Familja Janagida”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)

“Familja Janagida”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje

1950–1951

Familja Janagida

E dhjeta dhe besimi te Jezu Krishti

Toshiko dhe Tokiçi Janagida me familjen e tyre.

Toshiko dhe Tokiçi Janagida jetonin në Japoni. Ata besonin te Jezu Krishti dhe ishin bashkuar me Kishën e Tij. Por jeta në Japoni ishte e vështirë në atë kohë. Një luftë kishte shkatërruar shumë shtëpi e ndërtesa. Toshiko dhe Tokiçi donin të ndërtonin një shtëpi për familjen e tyre, por ishin shumë të varfër.

Saints [Shenjtorët], 3:543

Familja Janagida duke folur me misionare nga Kisha.

Familja Janagida e dinte që Zoti donte që ata ta paguanin të dhjetën, por nuk ishin të sigurt nëse mund ta bënin. Toshikoja pyeti një misionare se çfarë duhej të bënin. “Pagimi i së dhjetës është shumë i vështirë për ne”, – tha ajo. Misionarja i premtoi se nëse do ta paguanin të dhjetën, Zoti do t’i ndihmonte ta arrinin qëllimin e tyre për të pasur një shtëpi të vetën.

Doktrina e Besëlidhje 119; Saints [Shenjtorët], 3:543–544

Toshikoja dhe Tokiçi vendosin se do të vazhdojnë ta paguajnë të dhjetën.

Toshikoja dhe Tokiçi nuk ishin të sigurt. Ata mezi kishin aq para sa të paguanin drekën e shkollës për djalin e tyre. Por ata vendosën të mirëbesonin te Zoti dhe ta paguanin të dhjetën.

Saints [Shenjtorët], 3:543–544

Familja Janagida duke qëndruar pranë vendit të shtëpisë së tyre të ardhshme.

Zoti e bekoi familjen Janagida. Shpejt ata mundën të blinin një tokë dhe të fillonin ndërtimin e një shtëpie.

Saints [Shenjtorët], 3:544

Një punëtor ndërtimi duke i thënë familjes Janagida se shtëpia e tyre nuk mund të ndërtohet.

Një ditë erdhi një inspektor. Ai tha se kishte një problem me tokën e tyre dhe se nuk mund të ndërtonin një shtëpi atje. Ai u tha punëtorëve ta ndalnin punën.

Saints [Shenjtorët], 3:544

Njëra prej misionarëve duke folur me familjen.

Familja Janagida ishte shumë e trishtuar. Ata u treguan misionareve se çfarë kishte ndodhur. Misionaret u thanë se do të agjëronin dhe do të luteshin me familjen Janagida.

Saints [Shenjtorët], 3:545

Ndërtimi i shtëpisë së familjes duke rifilluar.

Më vonë, erdhi një inspektor tjetër. Ai tha se problemi me tokën e tyre mund të zgjidhej. Familja Janagida mund ta ndërtonte shtëpinë e vet. “Ju të dy duhet të keni bërë diçka të mirë”, – i tha inspektori Toshikos dhe Tokiçit. Ata e dinin se Zoti i kishte bekuar. Ata ishin të lumtur që kishin mirëbesuar tek Ai dhe e kishin paguar të dhjetën.

Saints [Shenjtorët], 3:545