“Shoqata e Ndihmës”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)
“Shoqata e Ndihmës”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje
mars 1842
Shoqata e Ndihmës
Gratë e Navusë i shërbejnë Zotit
Margaret Kuku jetonte në Navu. Ajo punonte për Sara Kimballin, duke e ndihmuar për të qepur. Ndërsa ajo punonte, atyre u pëlqente të flisnin për tempullin e ri që po ndërtohej në Navu. Ato ishin të lumtura për tempullin.
Saints [Shenjtorët], 1:447
Një ditë, Margareta vuri re se shumë nga burrat që po ndërtonin tempullin, kishin rroba të vjetra dhe të grisura. Ajo e pyeti veten nëse ajo dhe Sara mund të punonin së bashku për të qepur këmisha të reja për burrat. Sarës i pëlqeu ideja. Ajo dhe Margareta folën me gra të tjera rreth krijimit të një grupi për të ndihmuar punëtorët.
Saints [Shenjtorët], 1:447–448
Profeti Jozef tha se Zoti ishte i lumtur me idenë e tyre dhe se Ai kishte diçka edhe më të mirë për to. Jozefi i ftoi gratë të takoheshin me të më 17 mars 1842. Duke përdorur autoritetin e priftërisë, ai i organizoi gratë e Kishës. Ato vendosën ta quanin grupin e tyre “Shoqata e Ndihmës së Femrave të Navusë”.
Saints [Shenjtorët], 1:448, 450–451
Jozefi i kërkoi Shoqatës së Ndihmës t’i ndihmonte njerëzit që të bëheshin gati për bekimet e tempullit dhe jetën e përjetshme. Ato duhet të jenë shembuj të ndjekjes së Jezusit.
Saints [Shenjtorët], 1:451
Jozefi tha gjithashtu se Shoqata e Ndihmës duhet të gjejë njerëz që janë të varfër dhe t’i ndihmojë ata. Edhe gratë që ishin të varfra, donin t’i ndihmonin nevojtarët.
Saints [Shenjtorët], 1:449
Shoqata e Ndihmës u organizua. Ema Smithi u thirr si presidente. Ajo thirri dy këshilltare, Sara Klivlendin dhe En Uitnin. Ajo thirri edhe një sekretare, Eliza R. Snoun.
Saints [Shenjtorët], 1:450
Zoti e ndihmoi Emën që ta përmbushte thirrjen e saj. Ema u mësoi grave se ato mund të bënin gjëra të mëdha në shërbim të Zotit. Ajo donte që secila prej tyre të kërkonte mënyra për të bërë mirë. Më e rëndësishmja, u tha ajo, ishte që t’i donin njerëzit e tjerë ashtu siç i donte Jezusi. Shumë gra në Navu u bashkuan me Shoqatën e Ndihmës.
Doktrina e Besëlidhje 25:3, 7; Saints [Shenjtorët], 1:451
Ato i ndihmuan njerëzit të përgatiteshin për bekimet e tempullit dhe ndihmuan shumë familje në nevojë në Navu. Që prej asaj kohe, gratë në të gjithë botën i janë bashkuar Shoqatës së Ndihmës. Ato vazhdojnë t’u shërbejnë njerëzve dhe t’i ndihmojnë ata të marrin bekimet e tempullit.
Saints [Shenjtorët], 1:451