Histori nga Shkrimet e Shenjta
Hajrëm Pejxhi dhe Zbulesa


“Hajrëm Pejxhi dhe Zbulesa”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)

“Hajrëm Pejxhi dhe Zbulesa”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje

shtator 1830

Hajrëm Pejxhi dhe Zbulesa

Shenjtorët mësojnë se si e udhëheq Perëndia Kishën e Tij

Hajrëm Pejxhi duke e shpërndarë mesazhin e tij tek anëtarët e Kishës.

Hajrëm Pejxhi ishte një mik i Jozef Smithit dhe Oliver Kaudërit. Ai ishte gjithashtu një nga tetë dëshmitarët e fletëve të arta. Hajrëmi kishte një gur dhe besonte se Perëndia po e përdorte atë për t’i dhënë atij mesazhe ose zbulesa për Kishën. Oliveri dhe shenjtorë të tjerë besonin se zbulesat e Hajrëmit vinin nga Perëndia.

Doktrina e Besëlidhje 28, kreu i seksionit; Saints [Shenjtorët], 1:97

Jozef Smithi dhe njerëz të tjerë duke dëgjuar mësimet e Hajrëmit.

Zbulesat e Hajrëmit dukeshin si shkrimet e shenjta. Por ato ishin të ndryshme nga ajo që na mësohet në Bibël. Ato gjithashtu qenë ndryshe nga ajo që Zoti i kishte thënë Profetit Jozef. Jozefi nuk ishte i sigurt se çfarë të bënte.

Saints [Shenjtorët], 1:97

Jozefi duke u lutur për udhërrëfim.

Jozefi qëndroi zgjuar thuajse gjithë natën duke i kërkuar ndihmë Perëndisë. Ai shqetësohej se do të bënte gjënë e gabuar dhe do t’i lëndonte ndjenjat e miqve të tij.

Saints [Shenjtorët], 1:97

Jozefi duke përsiatur në shtrat.

Jozefi donte që njerëzit të kërkonin zbulesë për jetën e tyre. Por do të ishte ngatërruese nëse të gjithë do të përpiqeshin të merrnin zbulesë për të gjithë Kishën.

Saints [Shenjtorët], 1:97

Jozefi duke i treguar një zbulesë Oliver Kaudërit.

Më në fund, Zoti i dha Jozefit një zbulesë për t’ia treguar Oliverit. Zoti tha se vetëm profeti mund të marrë zbulesë dhe urdhërime për të gjithë Kishën. Ai tha që Oliveri duhej t’ia mësonte këtë Hajrëmit.

Doktrina e Besëlidhje 28:2, 6–13

Oliveri duke i treguar një zbulesë Hajrëm Pejxhit.

Zoti donte që Hajrëmi të kuptonte se ai mund të merrte zbulesë për jetën e vet. Por zbulesa për Kishën do t’i vinte profetit të Zotit. Hajrëmi ia vuri veshin Oliverit dhe u pendua. Tani shenjtorët e kuptuan më mirë se si Zoti e udhërrëfen Kishën e Tij.

Saints [Shenjtorët], 1:98