“Presidenti Timothi L. Farns”, Liahona, maj 2025.
Presidenti Timothi L. Farns,
President i Përgjithshëm i Të Rinjve
Kur Presidenti Timothi L. Farns ishte 14 vjeç, një shok i një besimi tjetër fetar filloi t’i sfidonte bindjet e tij fetare. Për herë të parë në jetën e tij në moshë të re, Timothi dëshmoi se Jozef Smithi ishte një profet i Perëndisë dhe se Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është e vërtetë.
“Shpirti e mbushi dhomën. Ishte sikur mund ta preknim”, – kujtoi ai. “Ne të gjithë e ndiem atë dhe të gjithë ndryshuam.”
Presidenti Farns tha se dëshiron që rinia e Kishës të dijë se i përket familjes së Perëndisë.
“Ata janë fëmijë të Perëndisë dhe fëmijë të besëlidhjes”, – tha ai, – “dhe ata mund të bëhen dishepuj të Jezu Krishtit në qoftë se do ta pranojnë Atë – të pranojnë dhuratën që është e tyrja për shkak të Shlyerjes së Tij.”
Timothi Louell Farnsi iu lind Geri Uilliam Farnsit dhe Meri Ellen Farnsit më 29 qershor 1969 në Baltimorë të Merilendit. Kur ishte fëmijë, familja e tij u shpërngul në Jutë, ku ai u rrit. Ai është më i madhi nga shtatë fëmijët.
Presidenti Farns shërbeu si misionar në Misionin e Brazilit, Porto‑Alegre. Ai studioi për ekonomi në Universitetin “Brigam Jang” dhe më vonë hapi kompani të shumta, përfshirë “MedSource Direct, Aspire” dhe organizatën jofitimprurëse humanitare “World Joy”.
Ai u martua me Linsi En Farnsin në Tempullin e Solt‑Lejkut më 27 gusht 1992. Ata kanë pesë fëmijë dhe gjashtë nipër e mbesa dhe tani jetojnë në Bauntifull të Jutës.
Presidenti dhe Motra Farns shërbyen si udhëheqës misioni në Misionin e Brazilit, San‑Paolo, nga viti 2014 deri në 2017. Thirrjet e mëparshme të Presidentit Farns përfshijnë I Shtatëdhjetë Zonal në Zonën e Jutës, president kunji, këshilltar i lartë, peshkop dhe peshkop për të rinjtë në moshë madhore beqarë.