2025
Plaku Pedro X. Larreal
Maj 2025


“Plaku Pedro X. Larreal”, Liahona, maj 2025.

Plaku Pedro X. Larreal,

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Në muajin e katërt të Plakut Pedro X. Larreal si misionar kohëplotë, Presidenti Gordon B. Hinkli (1910–2008) vizitoi Misionin e Venezuelës, Karakas.

Plaku Larreal kujtoi: “Ai na bëri një ftesë të mahnitshme rreth përkushtimit: ‘Nëse jeni 100 përqind të përqendruar, ju premtoj se familja juaj e ardhshme do të marrë bekime’”.

Pas kësaj Plaku Larreal shkroi një letër që ta ndërpriste lidhjen me të dashurën që kishte në vendlindje. “Më nevojitej që ta vija gjithçka mbi altar, sepse kisha nevojë të përqendrohesha më shumë.”

Duke hedhur vështrimin pas, ai dallon shumë bekime, arsimimin dobiprurës, punësimin e suksesshëm, i cili lulëzoi ngaqë i mirëbesoi atij premtimi apostolik.

“Kur e ndjekim udhëzimin e një profeti, shikuesi dhe zbuluesi, ne do të marrim bekime në jetën tonë”, – tha ai. “Ju premtoj!”

Pedro Xavier Larreal Noguera iu lindi Duilio Antonio Larreal Romeros dhe Hajdi Maria Noguera De Larrealit më 6 korrik 1976 në Valencia të Venezuelës. Ai u martua me Saria Alvarez Kamposin në Tempullin e Karakasit në Venezuelë më 25 gusht 2001. Ata janë prindër të tre fëmijëve.

Plaku Larreal mori një diplomë universitare për administrim në Universitetin “Simon Rodriges”, një diplomë pasuniversitare për shkencë pedagogjike në Universitetin “Santa Maria” dhe një master për administrim biznesi në Universitetin “Brigam Jang”. Ai punoi si bashkërendues për Seminaret dhe Institutet e Fesë dhe për kompaninë “Nature’s Sunshine Products Inc.” si përgjegjës i përgjithshëm dhe drejtor krahinor për Meksikën, Amerikën Qendrore dhe Republikën Domenikane.

Përpara se të thirrej si Autoritet i Përgjithshëm, Plaku Larreal po shërbente si president i Misionit të Teksasit, Mek‑Allën. Ai ka shërbyer si I Shtatëdhjetë Zonal në dy zona, si president kunji, këshilltar në një presidencë kunji, këshilltar i lartë, sekretar ekzekutiv i kunjit dhe peshkop.