“Vëllai Dejvid J. Uanderli”, Liahona, maj 2025.
Vëllai Dejvid J. Uanderli,
Këshilltar i Parë në Presidencën e Përgjithshme të Të Rinjve
Vëllai Dejvid J. Uanderli e ka ditur gjithmonë se Jezu Krishti jeton.
“U bekova për ta ndier praninë e Tij që kur nuk mbahet mend”, – tha ai. “Gjithmonë kam pasur një zemër besimtare.”
Kjo nuk do të thotë se ai nuk ka pasur sfida, “por përsiatjet e mia gjithmonë kanë anuar nga dituria se ka përgjigje prej Tij”.
Vëllai Uanderli dëshiron që rinia e Kishës të ndiejë një ndjesi përkatësie dhe të dijë se ata kanë shokë e shoqe në çdo shtet dhe se Jezu Krishti i njeh me emër.
Dejvid Xhon Uanderli u lind në Solt‑Lejk‑Siti më 22 qershor 1961 nga Frederik Teodor Uandërli dhe Bernardina Lajmën Uandërli. E njohu Dajana Robinsin kur ajo u shpërngul nga Kanadaja në lagjen e tij të Kishës. Ata u vulosën në Tempullin e Solt‑Lejkut në vitin 1984 dhe i rritën katër fëmijët e tyre në Kaliforni dhe më pas në Alpajn të Jutës.
Vëllai Uanderli shërbeu në Misionin e Brazilit, Rio‑de‑Zhaneiro dhe mori një diplomë universitare në Universitetin e Jutës për kontabilitet dhe me degë shtesë për gjuhën portugeze. Ai punoi si drejtor ekzekutiv për kompaninë “Easton Sports” dhe si president i kompanisë “OGIO International”. Gjithashtu ka shërbyer në këshillat drejtues të disa korporatave dhe organizatave filantropike.
Në kohën kur mori thirrjen, ai po shërbente në këshillin e përgjithshëm konsultativ të Të Rinjve. Motra Uanderli shërben në këshillin e përgjithshëm konsultativ të Fillores. Nga viti 2020 deri në 2023 ata shërbyen si udhëheqës të Misionit të Kepit të Gjelbër, Praia. Vëllai Uanderli gjithashtu ka shërbyer si president kunji dhe peshkop për të rinjtë në moshë madhore beqarë, këshilltar i presidencës së degës së qendrës së trajnimit të misionarëve dhe president i Të Rinjve në lagje.