2025
Plaku Eduard B. Rou
Maj 2025


“Plaku Eduard B. Rou”, Liahona, maj 2025.

Plaku Eduard B. Rou,

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Në karrierën e tij duke ushtruar ligjin ndërkombëtar, Plaku Eduard B. Rou dhe familja e tij jetuan herë pas here në zona të botës ku kishte të ngjarë të ishin të vetmit anëtarë të Kishës. Ata i mbajtën shërbesat e autorizuara kishtare si familje në shtëpinë e tyre për vite me radhë përpara paraqitjes së programit mësimor Eja, Më Ndiq. Adhurimi i tyre ishte i përqendruar te shtëpia – e kryer me veshje të së dielës dhe caktime për biseda.

Plaku Rou sjell ndërmend që e kuptoi se “të vetmet mësime që fëmijët tanë do t’i merrnin rreth ungjillit të Jezu Krishtit, do të ishin prej nesh”.

Këto përvoja krijuan unitet në familjen e tyre dhe e bënë ungjillin e Jezu Krishtit të thjeshtë, ndërkohë që ata i ndihmonin fëmijët të fitonin një marrëdhënie me Shpëtimtarin. “Ato ishin kohë të shenjta, të veçanta”, – tha ai.

Eduard Batllër Rou iu lindi Fred A. Rout dhe Sherëll Rout më 23 prill 1967 në Provo të Jutës. Ai u martua me Bruk Frensisin në Tempullin e Solt‑Lejkut më 3 janar 1989. Ata janë prindër të pesë fëmijëve dhe po jetonin në Plezënt‑Grouv të Jutës në kohën kur ai mori thirrjen.

Plaku Rou mori diplomë universitare për filozofi në Universitetin “Brigam Jang” dhe një diplomë pasuniversitare për politikë publike dhe një doktoratë për drejtësi në Universitetin e Çikagos. Ai e ka ushtruar ligjin ndërkombëtar si ortak në firma të ndryshme ligjore në Uashington D.K. dhe anembanë botës. Që nga viti 2019 ai ka punuar si drejtori ekzekutiv kryesor i Fondacionit Stirling.

Në kohën kur mori thirrjen, ai po shërbente si I Shtatëdhjetë Zonal. Ai ka qenë president i Misionit të Adriatikut Verior (2011–2014), peshkop, president i Të Rinjve të kunjit, president i kuorumit të pleqve, udhëheqës i misionit të lagjes dhe misionar kohëplotë në Misionin e Floridës, Fort‑Lodërdejll.