2025
Prapa Skenave: Shërbimet për Interpretimin dhe për Vizitorët
Maj 2025


“Prapa Skenave: Shërbimet për Interpretimin dhe për Vizitorët”, Liahona, maj 2025.

Prapa Skenave: Shërbimet për Interpretimin dhe për Vizitorët

Një fundjavë çdo gjashtë muaj, ne kënaqemi me konferencën e përgjithshme. Por, prapa skenave, mijëra vullnetarë dhe punonjës të Kishës punojnë për muaj të tërë për ta realizuar atë.

Ata vendosin gjithçka në vendin e duhur për t’ua transmetuar mesazhet profetike miliona njerëzve anekënd botës. Ja një vështrim i shpejtë i kësaj ndërmarrjeje gjigante.

Shërbimet për Interpretimin

Njëqind e dyzet e tre ekipe gjuhësh anembanë botës interpretojnë bisedat e konferencës së përgjithshme në kohë reale me qëllim që anëtarët të mund t’i dëgjojnë pa vonesë në gjuhët e tyre amtare. Vetëm 57 prej këtyre ekipeve interpretojnë nga zyrat qendrore të Kishës në Solt‑Lejk‑Siti.

Interpretimi ndryshon nga përkthimi, i cili përfshin ndryshimin në një gjuhë tjetër të fjalëve të shkruara. Për interpretimin, ekipet e gjuhëve duhet të jenë gati që të interpretojnë ndryshime dhe fjalime të minutës së fundit, të bëra nga foltorja. Interpretuesit i ndihmojnë anëtarët anembanë botës që ta dëgjojnë ungjillin në gjuhët e tyre amtare (shihni te Doktrina e Besëlidhje 90:11).

Shërbimet për Vizitorët

Nëse e keni frekuentuar konferencën e përgjithshme në Solt‑Lejk‑Siti, SHBA, ju keni vënë re punonjës që ju drejtojnë për te karrigia juaj. Mbi 400 misionarë në Sheshin e Tempullit punojnë vullnetarisht rreth 9000 orë gjatë zhvillimit të konferencës së përgjithshme për t’i ndihmuar vizitorët që të hyjnë e të dalin me lehtësi nga Qendra e Konferencave.

Ata udhërrëfejnë 20 000 vizitorë për çdo sesion të konferencës së përgjithshme. Kur mbaron një sesion, ata punojnë për t’i drejtuar vizitorët që të dalin sa më shpejt që të jetë e mundur me qëllim që ata të mund t’i pastrojnë radhët e karrigeve për njerëzit e tjerë që do të jenë të pranishëm sesionin e ardhshëm.