“Plaku Ozani Farias”, Liahona, maj 2025.
Plaku Ozani Farias,
Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë
Lutja rreth vendimeve sfiduese u bë themelore për Plakun Ozani Farias që në moshë të re. Plaku Farias u lut pasi u takua me misionarët në moshën 15‑vjeçare. Ai u lut për një mision kohëplotë, arsimimin, martesën dhe mundësitë e punësimit.
Madje edhe kur shtegu nuk ishte i qartë, ai e dinte se çfarë duhej të bënte.
“Perëndia gjithmonë zë vendin e parë”, – tha ai. “Shërbejini Atij së pari. Ne kemi marrë bekime të mëdha nga bërja e kësaj gjëje.”
Ndjekja e nxitjeve nga Fryma e Shenjtë nuk i ka çuar kurrë në rrugë të gabuar atë dhe bashkëshorten e tij, tha ai. “Kam mësuar fuqinë e zbulesës vetjake. Perëndia u flet fëmijëve të Tij. Perëndia ka një plan për ne.”
Ozani Barboza Markes Farias iu lindi Hose Osana Fariasit dhe Severina Barbosa Markesit në Resife të Brazilit më 19 tetor 1969. Ai dhe bashkëshortja e tij, Xhovana de Medeiros Prata Farias, u vulosën në Tempullin e San‑Paolos në Brazil, më 18 janar 1994. Ata kanë tre fëmijë.
Plaku Farias mori një diplomë universitare për kontabilitet në Universitetin Katolik të Pernambukos, një diplomë pasuniversitare për financë në Universitetin e Pernambukos dhe master të shkencave për administrim biznesi në Fondacionin “Getulio Vargas”. Ai ka punuar për Kishën në pozicione të ndryshme, përfshirë si përgjegjës financiar, përgjegjës i burimeve njerëzore dhe së fundmi si drejtor i çështjeve materiale për Zonën e Brazilit.
Plaku Farias po shërben aktualisht si president misioni për Misionin e Xhorxhias, Atlantë. Ai gjithashtu ka shërbyer si këshilltar në një presidencë kunji, si nëpunës kunji, këshilltar i lartë, peshkop, këshilltar në peshkopatë dhe mësues në Fillore.