2025
Plaku Ronald M. Barselos
Maj 2025


“Plaku Robert M. Barselos”, Liahona, maj 2025.

Plaku Ronald M. Barselos,

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Në moshën 12‑vjeçare Plaku Ronald M. Barselos lexoi për herë të parë Librin e Mormonit. Kur e mbaroi leximin, ai iu afrua mësuesit të seminarit në lagjen e vet dhe e pyeti nëse mund të fillonte të frekuentonte orët mësimore të seminarit.

“E frekuentova seminarin nga mosha 12 deri në 18 vjeç pasi thjesht më pëlqente shumë të isha atje dhe të dëgjoja historitë nga Bibla dhe Libri i Mormonit”, – tha ai. “Gjithmonë e kam ndier këtë dashuri për ungjillin dhe gjithmonë thjesht e ndieja që ishte i vërtetë.”

Shërbimi në një mision më vonë e forcoi besimin e tij dhe ai u zotua se gjithmonë do ta kishte përparësi ungjillin në jetën e vet.

“Qëndroni pranë [Atit Qiellor], nderojini besëlidhjet tuaja dhe planet e Tij për ju do të bëhen realitet”, – tha ai.

Ronald Maldonado Barselos iu lindi Serhio Barselos Silveiras dhe Marsia Maldonado Barselos Silveiras në San‑Paolo të Brazilit më 4 nëntor 1975. Ai u martua me Kerin Spat Albino Barselosin në Tempullin e San‑Paolos në Brazil më 4 dhjetor 1999. Ata janë prindër të tre fëmijëve.

Plaku Barselos studioi për administrim biznesi në Universitetin “San‑Markos” në San‑Paolo. Karriera e tij profesionale përfshiu punën për disa kompani në role shitjeje e marketingu dhe si sipërmarrës. Ai themeloi me bashkëpunëtorë të tjerë disa sipërmarrje, përfshirë “GreenMile, LLC”, ku ai ishte drejtuesi kryesor ekzekutiv për disa vjet.

Plaku Barselos përfundoi kohët e fundit shërbimin e tij si president misioni në Misionin e Portugalisë, Lisbonë. Ai gjithashtu ka shërbyer si këshilltar i një presidence kunji, si këshilltar i lartë, president i Të Rinjve të kunjit, peshkop, këshilltar në peshkopatë, udhëheqës i grupit të priftërinjve të lartë, president i kuorumit të pleqve dhe mësues seminari.