2025
Plaku Stiven C. Barlou
Maj 2025


“Plaku Stiven C. Barlou”, Liahona, maj 2025.

Plaku Stiven C. Barlou,

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Një nga përvojat më prekëse që Plaku Stiven C. Barlou ka pasur me Frymën e Shenjtë, ishte “mbresa e pamohueshme nga qielli se [ai] kishte nevojë të martohej me Kristina Evansin”. Ata u martuan në Tempullin e Solt‑Lejkut në vitin 1991 dhe kanë katër fëmijë.

Plaku dhe Motra Barlou shërbyen si udhëheqës misioni në Ekuador nga viti 2017 deri në 2020, përfshirë fillimin e pandemisë së COVID‑19. Gjatë asaj kohe, shumë misionarë u kthyen në shtëpi, ndërkohë që misionarë të tjerë u ricaktuan në misionin e çiftit Barlou. Plaku dhe Motra Barlou dëshmuan dorën e Zotit duke i drejtuar ato përpjekje misionare.

“E vendosëm mirëbesimin tonë te Zoti”, – kujtoi ai. “Kishte raste kur nuk e dinim se çfarë do të ndodhte të nesërmen. Qëndruam të gatshëm dhe të aftë që të përshtateshim. Bënim plot lutje dhe gjithçka funksionoi siç duhej.”

Kjo përvojë i përforcoi mësimet që i kishin dhënë herët se Zoti është në drejtim dhe se ne gjithmonë mund të mirëbesojmë tek Ai.

Plaku Barlou mori një diplomë universitare për mjekësi të përgjithshme në Universitetin e Jutës në vitin 1993. Ai ka punuar si drejtor ekzekutiv në analizimin e të dhënave dhe përmirësimet e cilësisë në përkujdesin mjekësor. Në kohën kur mori thirrjen, Plaku Barlou po shërbente si I Shtatëdhjetë Zonal në Zonën e Jutës.

Stiven Çad Barlou iu lindi Xhon Kei Barlout dhe Beki Kristensen Barlout në Bauntifull të Jutës më 1 janar 1969. Ai u “rrit nga prindër jashtëzakonisht të përkushtuar dhe besnikë”, të cilët ia mësuan ungjillin që në moshë të vogël.