“Plaku Aaron T. Holl”, Liahona, maj 2025.
Plaku Aaron T. Holl,
Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë
Plaku Aaron T. Holl kujton kohën kur ai dhe bashkëshortja e tij, Kimberli, u veçuan si udhëheqës misioni për Misionin e Teksasit të Jugut, Hjuston. Ata i thanë Plakut Dejvid A. Bednar, të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, se ajo që ndienin, varionte nga të ndierit të mbingarkuar deri në të emocionuar. Plaku Bednar shprehu nevojën për të qenë mirënjohës.
“Ajo që na mësoi ai atë ditë, nuk është larguar kurrë nga mendimet e mia lidhur me çfarëdo thirrjeje që ne marrim, që është: ‘Ne jemi vetëm thjesht mirënjohës’”, – tha ai. “Vrisni mendjen se si vallë Zoti do t’ju kishte zgjedhur ju, por ne dëshmojmë se Ai ju zgjedh. Dhe ngaqë jemi të gatshëm dhe në dispozicion, Ai do të na bëjë të aftë.”
Aaron Trejsi Holli lindi më 4 mars 1971 në Provo të Jutës, biri i Alan Juxhin Hollit dhe Pola Xhin Novak Hollit. Ai shërbeu në një mision kohëplotë në Misionin e Kilit, Osorno dhe më pas u martua me Kimberli Uejd Hollin më 28 dhjetor 1993 në Tempullin e Loganit në Jutë. Ata janë prindër të katër fëmijëve.
Në kohën kur mori thirrjen, Plaku Holl po shërbente si I Shtatëdhjetë Zonal në Zonën e Jutës. Ai gjithashtu ka shërbyer si këshilltar në një presidencë kunji, si këshilltar i lartë, sekretar ekzekutiv i kunjit, peshkop, president i kuorumit të pleqve dhe president i Të Rinjve në lagje.
Plaku Holl mori një diplomë universitare për shitjet profesionale në Universitetin Shtetëror të Uibërit dhe diplomë pasuniversitare për administrim biznesi në Universitetin e Jutës. Më parë, ai punonte si drejtor ekzekutiv për firma investimesh në teknologji dhe privatisht, ndërsa kohët e fundit punonte si drejtor në Sektorin e Misionarëve të Kishës.