“Plaku Brik V. Ajër”, Liahona, maj 2025.
Plaku Brik V. Ajër,
Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë
Plaku Brik V. Ajër e quan “të pabesueshme” përvojën e tij të shërbimit për tre vjet si president i Misionit të Arizonës, Feniks.
Për shërbimin përkrah bashkëshortes së tij, Suzanës, ai tha: “Me shokun ose shoqen e jetës je nën të njëjtën zgjedhë … dhe prandaj ne shërbyem krah për krah”. Dhe për shërbimin së bashku me qindra misionarë kohëplotë ai shtoi: “Nuk e di a mundem vallë ta shpjegoj bekimin e pabesueshëm që është ta kalosh çdo ditë me përfaqësues të autorizuar të Jezu Krishtit për tre vjet”.
Brik Vern Ajëri iu lindi Vern Bingam Ajërit dhe Ema Rei Anderson Ajërit më 17 janar 1964 në Logan të Jutës. Ai ka pesë motra më të mëdha në moshë dhe disa paraardhës mes anëtarëve të hershëm të Kishës.
Plaku Ajër shërbeu në Misionin e Guatemalës, Guatemala‑Siti. Ai u martua me Suzën Zari Rahimzaden në Tempullin e Loganit në Jutë më 27 qershor 1987. Babai i Motrës Ajër është me prejardhje myslimane dhe nëna e saj është me prejardhje shenjtore të ditëve të mëvonshme. Çifti Ajër që po jetonte në Park‑Siti të Jutës në kohën kur ai mori thirrjen, ka pesë fëmijë në moshë madhore.
Plaku Ajër mori një diplomë universitare për financë në Universitetin Shtetëror të Jutës dhe një diplomë pasuniversitare për administrim biznesi në Universitetin e Tulsës. Ai ka punuar në industrinë e produkteve mjekësore, përfshirë kompaninë “Baxter International” si zëvendëspresidenti më me përvojë dhe presidenti i kompanisë për krahinën e kontinenteve amerikane, dhe së fundmi si anëtar i bordit të shoqërisë “HemaSource”.
Në kohën kur mori thirrjen, Plaku Ajër po shërbente si I Shtatëdhjetë Zonal. Ai gjithashtu ka shërbyer si president kunji, si këshilltar në presidencën e një kunji, këshilltar i lartë, peshkop, president i Të Rinjve në lagje dhe mësues seminari herët në mëngjes.