2025
Plaku Kevin G. Braun
Maj 2025


“Plaku Kevin G. Braun”, Liahona, maj 2025.

Plaku Kevin G. Braun,

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Kur Kevin Brauni ishte 12 vjeç, një motër misionare e sfidoi për të lexuar Librin e Mormonit. Kështu që çdo mëngjes ai do të lutej, lexonte dhe lutej përsëri. Në çdo lutje, ai e pyeste Atin Qiellor a ishte i vërtetë Libri i Mormonit.

Ai kujton se një mëngjes ndërkohë që lutej, atij “madje as iu desh fare ta bënte pyetjen. Përgjigjja e Zotit erdhi në një mënyrë tejet të thellë.” Ai e ndjeu Zotin t’i thoshte: “Unë të njoh dhe të dua. Ti je biri im.”

Menjëherë Fryma e Shenjtë i pohoi atij: “Kjo është e vërteta e Perëndisë. Libri i Mormonit është i vërtetë. Jozef Smithi është një profet.” Kjo përvojë ia ndryshoi jetën.

Plaku Braun ia jep meritën për atë ku është tani, ndikimit të asaj motre misionare dhe të tjerëve. Që në moshë të vogël, ai u ndikua nga anëtarët e Kishës të cilët e ndihmuan, nga presidenti i tij i distriktit te mësuesit e Fillores, nga misionarët e rinj në moshë te misionarët në moshë dhe veçanërisht nga bashkëshortja e tij, Nejdina, e cila ka pasur ndikimin më të madh të të gjithëve përveç Zotit.

Kevin G. Brauni iu lindi Desmond Holnesit dhe Patsi Uilliams Brisetit më 18 maj 1976 në Mançester të Xhamajkës. Ai u martua me Nejdin Lezen Karterin në vitin 1999. Ata kanë pesë fëmijë.

Plaku Braun mori një diplomë universitare në Universitetin e Teknologjisë në Xhamajkë në vitin 2008. Ai mori një diplomë pasuniversitare për qeverisje dhe politikë publike në Universitetin e Uest‑Indisë në vitin 2012. Që nga viti 2001 ai ka punuar për Seminaret dhe Institutet e Fesë në Kishë.

Në kohën kur mori thirrjen, Plaku Braun po shërbente si I Shtatëdhjetë Zonal në Zonën e Jutës.